Panorama Sport (Albania)

Presi entët luanin baste, is te n es !e të "s imta#

uliano: Kisha dyshime të punoja atje, por vërtetova...

-

Mark Iuliano qën droi për pak javë në krye të stolit të Partizanit, por nuk arriti që të linte gjurmë, madje u largua nga drejtimi i të kuqve për shkak të rezultatev­e të dobëta. Por, duket se eksperienc­a në Kategorinë Superiore, nuk i ka lënë një shije të mirë italianit që u afrua në kampin e kuq nga Luçiano Moxhi. Në një intervistë për jetën e tij dhënë për "Casa Baggio" e "GazzaMerca­to", Iuliano e ka konsiderua­r si mjaft të dyshimtë futbollin shqiptar. "Në momentin e parë që m'u ofrua të isha në krye të Partizanit, pata shumë dyshime nëse duhet të pranoja apo jo. Por, kur nisa punën dhe kaloi pak kohë, konfirmova se parandjenj­at e mia ishin të sakta. Më duhet të them se, për fat të keq, në Shqipëri lejohen që të vendosin baste për ndeshjet edhe futbollist­ë, drejtues e presidentë dhe një gjë e tillë më ka vënë jo pak në vështirësi. Për mendimin tim, shumë ndeshje kishin rezultate të dyshimta", ka thënë Iuliano, i cili ka folur edhe për të ardhmen. "Për momentin jam pa impenjime dhe kam refuzuar oferta nga Seria B dhe C. Jam duke u përgatitur që të rikthehem në nivele të larta".

JEDHJA - Ndër të tjera në deklaratën e tij, Iuliano ka folur edhe për momentin kur vendosi që të zgjidhte Juventusin. "Unë dhe Frezi ishim dy qendërmbro­jtës në Salerno që na kërkonin pothuajse të gjitha skuadrat e Serisë A. Në vitin 1995, unë u bëra pjesë e Juventusit, ndërsa ai tek Interi. Personalis­ht nuk kam menduar dy herë për të zgjedhur bardhezinj­të dhe nuk kam bërë gabim, pasi kam fituar shumë ndeshje dhe trofe. Kur shkova atje isha një djalosh dhe u ktheva në burrë", ka thënë Iuliano, i cili, në të tilla raste, nuk mbetet pa pyetur për atë episod të 20 viteve më parë me Ronaldon në ndeshjen ndaj Interit që nuk u dha penallti. Ndoshta po të ishte VAR në atë kohë mund të ishte akorduar. "Ka qenë një aksion shumë i dyshimtë, por nuk duhet të harroni se edhe VAR ka njerëz që e drejtojnë. Ajo penallti ka krijuar shumë polemika në atë kohë në shtyp, madje deri në parlament. Jam një njeri që kam bërë historinë", ka mbyllur Iuliano.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania