Panorama Sport (Albania)

$a%i në &!"smë'inale, $u'tëtari i orëzuar

Bluzinjtë luajnë me rezervat, i ndëshkon ish-i Rexhinaldo

- TOMOR SHEHU

Rezultati i takimit të parë e bënte përball jen e kthimit në Gjirokastë­r si një formalitet që duhej zhvilluar. Në fushë ishin dy skuadra me qëllime të ndryshme: Laçi për të ruajtur kualifikim­in me pjesën dërrmuese të formacioni­t në fushë që nga minuta e parë dhe Luftëtari që kishte rrotacion në 80I të skuadrës në startin e takimit. Raste me pikatore dhe skuadra që tentuan me aksione "shterpë" deri në momentin kur Rexhinaldo mendoi për të ndryshuar shifrat. Një gol që vulosi gjithçka dhe kurbinasit e gjejnë vetën në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë pas fitores me rezultat të përgjithsh­ëm 4- 0.

PJESA E PARË

Një ndeshje që nisi me Luftëtarin e kursyer, por me Laçin që kishte hedhur në fushë të gjithë futbollist­ët titullarë. Një sfidë e varfër në start, teksa u deshën 15 minuta lojë për tentativën e parë drejt kuadratit. Rrapo provoi nga distanca, por tentativa e tij ishte e lehtë dhe qendrore. Rexhinaldo merr një pasim nga e djathta dhe mund të përfitojë, pasi qendërmbro­jtësi Janku rrëshqet, mirëpo goditja e sulmuesit është për t'u harruar. Kurbinasit nuk dorëzohen dhe Lulaj ka një shans fare pranë portës. Gjuan pas një krosimi nga këndi, mirëpo portieri grek i Luftëtarit bën mrekullinë, pret dhe shpëton kuadratin. Loja rrjedh me raste të pakta dhe e përqendrua­r në mesfushë pa asnjë rrezik. Në të 43- ën minutë, Aleksi gjuan nga distanca, por sfera devijohet dhe me kaq përfundon edhe fraksioni i parë.

PJESA E DYTË Luftëtari hedh në fushë "artilerinë e rëndë" dhe tentativat e gjirokastr­itëve shtohen. Jo vetëm për cilësitë e Abazajt e Bregut, por edhe për vetë qetësinë me të cilën e kanë marrë takimin kurbinasit. Mirëpo, kur pritej një reagim i Luftëtarit për të rihapur takimin, është një ish që vulos gjithçka. Gafë e pafalshme e kapitenit Beqiri, topin e rrëmben Zogaj, shërben te Rexhinaldo dhe sulmuesi nga Mozambiku shënon me kokë. Në respekt të ish-ekipit të tij, Luftëtari, nuk feston, por mbyll historinë e kualifikim­it për Laçin. Në vijim, është një

episod në mesfushë, ku Kallaku do të ndëshkohet me karton të kuq, ndërkohë që kronometro­het minuta e 61të. Në të 58-të, Liçaj sulmon nga e djathta dhe hedh një top në zonë për Bregun, i cili nuk e mbërrin dot dhe pretendon një faull brenda

zonës nga Fangaj. Një tentativë tjetër e vendësve mban firmën e Ribeiros, por këtë herë Selmani është në gatishmëri. Momenti më i rrezikshëm për Luftëtarin regjistroh­et në të 87-ën, teksa një goditje dënimi në kufijtë e zonës do të ekzekutohe­t

mjaft mirë, por edhe një herë Selmani u mohon shijen e golit bluzinjve. Laçi siguron fazën gjysmëfina­le të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që Luftëtari duhet të bëhet gati për kampionati­n dhe në fundjavë llogaritë i ka sërish me kurbinasit në Laç.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania