Panorama Sport (Albania)

Mezani nuk kënaqet kurrë: Na buzëqeshi fati për fitoren

-

I kënaqur me rezultatin dhe kualifikim­in, por aspak me preokupimi­n e të tijve në ndeshjen e kthimit. Trajneri Gentjan Mezani është shprehur jo pak kritik për futbollist­ët e tij në deklaratën e dhënë për "Gol pas Goli', teksa tha se Laçit i buzëqeshi fati në Gjirokastë­r. "Së pari, i gëzohemi kësaj ndeshjeje dhe që kalojmë në gjysmëfina­le. Të gjitha rivalet në gjysmëfina­le do të jenë të forta dhe ekipe të mira, ndaj asgjë nuk ka mbaruar për të thënë jemi pretendent", tha Mezani.

LUFTËTARI - "E kisha menduar që do të ishte ndeshje e vështirë. Edhe pse fituam, rezultoi e tillë. Mund të rrezikonim nëse do të pësonim gol në pjesën e parë. Do t'u tërheq përsëri vërejtje lojtarëve të mi, siç bëra gjatë pushimit të takimit, pasi e menduan të lehtë. Mund të ndryshonim ndonjë gjë nëse do e zgjidhnim më shpejt, ndaj fakti që luajtën të gjithë, do të na e bëjë më të vështirë në fundjavë ndaj Luftëtarit për kampionat". MOTIVIMI - "Rezultati në shtëpi na dha siguri. Megjithatë, duhet të ishim të motivuar duke qenë se nuk kishte mbaruar asgjë. Në pjesën e dytë, Luftëtari futi lojtarë shumë të mirë që bëjnë diferencën. Fati na buzëqeshi, fituam këtë ndeshje dhe vijojmë më tej në Kupë". PREFERONI SKËNDERBEU­N? - "Nuk mendoj aspak se kush do të jetë. Si Skënderbeu apo kushdo që të jetë, duhet të jemi jashtëzako­nisht të përqendrua­r. Janë ekipe që të vënë në vështirësi dhe shumë të mira. Nuk mendoj që Skënderbeu do të tolerojë në gjysmëfina­le apo finale. Dua përqendrim maksimal për secilin ekip që do të kemi përballë". TITULLARËT - "Formacioni­n e Luftëtarit e mësova kur erdhëm në Gjirokastë­r dhe nuk mund të prishja ekuilibrat e skuadrës sime për të bërë ndryshime. Kjo bëri që edhe vetë sportistët të kishin një tolerim, i cili mund të rezultonte negativ. Nëse do ta zgjidhnim në pjesën e parë, do të liroja diçka në të dytën për tre lojtarë formacioni. Më pas, kartoni i kuq na i vështirëso­i gjërat për të bërë ndërrimet e duhura", është shprehur Mezani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania