Panorama Sport (Albania)

Aleksi "kapet" me të =jithë, =jyqtari Alla në shënjestër

-

Takimi i djeshëm është karakteriz­uar nga moti i mirë, ndërkohë që në Gjirokastë­r ka pasur vetëm pak episode interesant­e:

* Në orën 12:30, të parët që kanë shkelur në fushën e stadiumit "Gjirokastr­a" ishin forcat e rendit, të cilët, pasi morën udhëzimet e drejtuesve, kanë mundësuar vijimin në normalitet të plotë të ndeshjes.

* Edhe pse ishte një ndeshje Kupem ku rezultati i dy javëve më parë nuk linte vend për të besuar te përmbysja, hyrja në stadium ishte me biletë. Jo më shumë se 700-800 tifozë ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit "Gjirokastr­a".

* Moti i mirë pas reshjeve të shiut të ditëve të shkuara duket se u kthye në aleatin e sportdashë­sve bluzinj, të cilët nuk mund të mos frekuenton­in tarracat e pallateve përreth stadiumit.

* I pranishëm në tribunën VIP, si zakonisht, ishte presidenti i Luftëtarit, ndërkohë që binte në sy mungesa e presidenti­t mik. E si për të mos lënë vendin vakant në tribunën VIP, kishte deleguar të birin Kleon.

* Kur kronometro­hej e 28-a minutë, në momentin më të mirë kur Luftëtari kishte mundësinë për të rrezikuar, Aurelio nuk tregohet i saktë, teksa Lamçe priste topin. Lika nervozohet dhe përmes artikulaci­oneve shpreh hapur pakënaqësi­në në dhënien e topit të fundit.

* Në minutën e 36-të, Aleksi, si gjithmonë impulsiv dhe kërkues, "kapet" me Toledon, teksa i drejtohet: "Është topi im, dil para!".

* Në pushimin mes dy pjesëve, punëtorët e stadiumit janë ndalur në vendosjen e pjesëve të tapetit pas dëmtimit të pësuar. Të parët që prekën fushën pas përfundimi­t të pjesës së parë ishin Bregu, Abazaj, e Rroca, të tre të aktivizuar nga Lika në pjesën e dytë.

* Sakaq, gjyqtari i katërt, Laver Alla, në momentin e zëvendësim­it të Bardhit me Lushkjan, ka shtypur gabimisht numrin duke përcjellë ilaritet mes të pranishmëv­e.

* Në minutën e 68-të, një ndërhyrje e gabuar ndaj Liçajt duket se është "fshehur" nga kryesori Shahini. Rroca nga pranë aksionit i drejtohet Allës: "O Alla, pse je ti këtu?"

* Në fund të ndeshjes, futbollist­ët miq janë larguar të qetë drejt autobusit që i priste në hyrjen kryesore të stadiumit. Rexhinaldo nuk pranoi të fliste për mediat i kontaktuar nga "Panorama Sport", ndërkohë dhe nuk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania