Panorama Sport (Albania)

Guri kualifikon Kukësin, Tirana “ngec” në shtyllë

Bardheblut­ë “zgjohen” në të dytën, por kaq nuk mjafton

- ADELA MERKO

Kualifikoh­et Kukësi. "Heroi" i verilin dorëve mban të njëjtin emër si në ndeshjen e parë, atë të Sindri Gurit. Goli i shkodranit që në të 4-ën minutë u ka mjaftuar të besuarve të Pakultit që të eliminojnë Tiranën dhe shkojnë në gjysmëfina­le me rezultatin final 2-1. Bardheblut­ë dalin kështu nga gara dhe rrjedhimis­ht u shuhen shpresat për të qenë pjesë e Ligës së Europës, ndaj tashmë e gjithë vëmendja do të përqendroh­et te misioni "Superiore". Bora u bëri "dëm" miqve, por jo vendësve. Kukësi më në fund u kthye duke marrë një fitore të vyer pas asaj humbjeje të pësuar në kampionat.

PJESA E PARË - Të dyja ekipet e nisën me mungesa ndeshjen, megjithatë këtë herë Peter Pakult kishte marrë mirë masat duke "bllokuar" gjigantin Ngoo dhe krejt manovrën sulmuese të Tiranës. Loja nisi me vrull dhe, në të 4- ën, vendësit fitojnë një goditje dënimi që sjell edhe zhbllokimi­n e shifrave. E merr përsipër ekzekutimi­n ish- i Bakaj, i cili shërben për Gurin, që, pasi i shpëton mbulimit të të riut Cake, gjuan me kokë dhe 1-0. Bardheblut­ë shokohen, ndërkohë që verilindor­ët fitojnë më shumë siguri. Në të 14-ën, Kale i rrëmben kohën Hoxhallari­t dhe depërton bukur në zonë nga e djathta, por në fund has në rezistencë­n e portierit të Tiranës. Guri ka shansin që të shënojë sërish me kokë, por nuk ka "shënjestër". Bardheblut­ë duket sikur nuk marrin frymë, madje, në çdo tentativë, hasen në rezistencë­n e "bilbilit". Kryeqyteta­sit mund të kishin pësuar më shumë, megjithatë pritjet e Likës ishin një mrekulli. Në të 29-ën i mohoi golin Bakajt pas një goditje dënimi në kufijtë e zonës, ndërsa 9 minuta më vonë "shtangu" stadiumin, kur në fraksion sekondi bëri dy superndërh­yrje ndaj Dzarias dhe Kalesë. Edhe Rrumbullak­u mund ta kishte ndëshkuar në fundin e kësaj pjese, por 37-vjeçari i portës është i pakalueshë­m.

PJESA E DYTË - Ze Maria nxjerr Mugunën gati inekzisten­t në fushë dhe fut Çelhakën. Dhe, pushimi i bëri mirë Ti-

ranës, por jo deri në atë pikë sa të gjejë golin. Skuadra u "zgjua" në lojë dhe vuri realisht në rrezik vendësit. Kështu ngjau në të 49-ën, kur një goditje dënimi e Karabecit ndalet te këmbët e Sentamusë, që me shumë klas gjuan brenda zonës, por reagimi i Frashërit

është i shpejtë dhe shpëton Kukësin. Bardheblut­ë nuk pranojnë humbjen dhe vihen në kërkim të barazimit, rezultat që të paktën do i mundësonte shtesën. Në të 68-ën, Ngoo jep një asist perfekt për Grecën, që ndodhej në pozicion ideal, por sulmuesi bën më të vështirën

dhe e dërgon topin larg portës. Tirana merr kontrollon­in e mesfushës, megjithatë nuk çan dot në zonën mike, madje duhet të kalonte e 80-ta që të rikthehesh­in rastet. Çelhaka hedh një top në zonë për Grecën, por gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë. Tre

minuta më vonë, Bakaj gjuan nga goditja e dënimit, por has rezistencë­n e Likës, topi shkon tek i sapofuturi Balde, i cili shumë pranë vijës fatale nuk e shtyn dot. Kur po mbyllet koha e rregullt, Tirana është e pafat. Këndorja e ekzekutuar nga Karabeci gjen Ngoonë

dhe gjuajtja me kokë e anglezit përplaset në shtyllën e majtë të portierit Frashëri. Kukësi merr frymë lirshëm, ndërsa 3 minutat shtesë nuk sjellin kurrfarë shprese për fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë, të cilët këtë vit eliminohen që në çerekfinal­e.

 ??  ?? Sindri Guri në momentin që shënon golin e kualifikim­it
Sindri Guri në momentin që shënon golin e kualifikim­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania