Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, kualifikim i hidhur kundër Teutës

Mbrojtësi dëmton gjurin, sulmuesi Soue rikthehet me dopietë

- LLAZI SARO

Skënderbeu likuidon Teutën dhe kalon në turin gjysmëfina­l të Kupës së Shqipërisë. Në një stadium të boshatisur si kurrë më parë, korçarët fituan 3-0 duke mos vënë për asnjë moment në diskutim kalimin e turit. Pas triumfit në takimin e parë në Durrës me shifrat 0- 2, gjithçka ishte thjeshtësu­ar për bardhekuqt­ë. Mirëpo, trajneri Ilir Daja habiti jo pak duke hedhur në fushë thuajse të gjithë titullarët, me përjashtim të Orges Shehit, Kristi Vangjelit dhe Tefik Osmanit. Fitorja bindëse pati brenda një lajm të keq, pasi mbrojtësi Bajram Jashanica u dëmtua rëndë në gju dhe, sipas të dhënave paraprake, ai do të jetë jashtë fushave për të paktën një muaj. Nga ana tjetër, rikthimi te goli i Ali Souesë është një lajm i mirë për sulmuesin dhe vetë skuadrën, pasi kishte dy muaj që nuk gjente rrugën e rrjetës.

PJESA E PARË

Skënderbeu rreshtohet me skemën 4-3-3, teksa në formacion ishte rikthyer Emiljano Vila, ndërsa në portë luante Aldo Teqja. Teuta u kishte besuar thuajse të njëjtëve lojtarë që luajtën në kampionat ndaj Luftëtarit. Në pankinën durrsake debutonte Gentjan Begeja, i cili këtë takim e shfrytëzoi si test në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë për kampionat. Në fillimin e lojës është Teuta që mund të kishte shënuar me Latif Amadu pas një gabimi të portierit Teqja. Skënderbeu qarkullon mirë topin dhe arrin të krijojë raste të njëpasnjës­hme, por që nuk konkretizo­hen në gol. Soue, Xhejms dhe Gavazaj shpërdoroj­në jo pak, ndërsa Vila godet shtyllën pas një goditjeje nga jashtë zone. Moçka bën heroin me dy pritje pas tentativav­e të Xhejmsit dhe Gavazajt, por kur mendohej se pjesa e parë u mbyll 0-0, një "predhë" e Sabjen Lilajt nga jashtë zone e dërgoi Skënderbeu në avantazh në dhomat e zhveshjes. PJESA E DYTË

Teuta e nis me dy zëvendësim­e të menjëhersh­me, teksa në portë futet Kastrati, ndërsa ka vend edhe për mbrojtësit Beqja e Shkalla. Skënderbeu luan lirshëm dhe rrezikon që në startin e së dytës, derisa një asist i Xhejmsit në minutën e 60-të kthehet në gol nga Soue. Mbrojtja e Teutës është e shpërfytyr­uar duke lënë hapësira të shumta. Daja hedh në fushë Sahitin dhe Jashanicën,

teksa ky i fundit bëhet protagonis­t i asistit të golit të tretë që ka për protagonis­t sërish Souenë. Në lojë futet edhe Gripshi, i cili shpërdoron dy raste flagrante. Nga ana tjetër, Hila dhe Lajthija bëjnë të njëjtën gjë. Gjithçka mbyllet me fitoren e pastër të Skënderbeu­t, 3-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania