Panorama Sport (Albania)

Projekti “GROW”, zbatim në shkollat e të gjithë vendit

-

Shkollat e Tiranës, si edhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë, prej disa javësh janë përfshirë në zbatimin e projektit "Grow" me orën e futbollit gjatë edukimit fizik. Çdo ditë, koordinato­rët përkatës janë afër mësuesve të edukimit fizik, të cilët, me klasat e para të dyta dhe të treta, realizojnë një orë të plotë të fizkulturë­s, për futbollin dhe fëmijët e këtyre klasave. Së fundmi ishin fëmijët e shkollës "Hasan Tahsin", të cilët, në ambientet model të palestrës së re të shkollës, kanë kryer orën e futbollit. Fillimisht disa ushtrime në grupe të veçanta, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, dhe më pas lojëra të veçanta. Po në Tiranë, koordinato­rët që e ndjekin ecurinë e projektit kanë qenë në shkollën 9-vjeçare "A.Kostollari", (klasa e 1-rë). Gjatë kësaj ore të fizkulturë­s ishin të pranishëm 25 fëmijë (10 djem dhe 15 vajza). Në Durrës këtë radhë ishin fëmijët e shkollës "Shkolla e Re", të cilët vrapuan pas futbollit. Në këtë orë mësimi morën pjesë 27 nxënës të klasës së tretë, ku 15 prej tyre ishin djem dhe 12 vajza. Në fillim te fëmijët ora nisi që në klasë me një bashkëbise­dim të shkurtër rreth lojës së bukur të futbollit. Më pas, fëmijët kaluan në palestër, ku zhvilluan disa ushtrime argëtuese. Në fund erdhi koha për të luajtur. Po kështu, në Shkodër vazhdojnë edhe orët e futbollit në shkolla të ndryshme të qytetit. Stacioni i radhës për këtë projekt ishin shkollat: "Isa Jakupi" dhe "Ded Gjo Luli". Në të dyja shkollat, pjesë e programit ishin fëmijët e klasave të dyta. Përveç lojës së futbollit, ku fëmijët u ndanë në grupe 5-5 dhe 6-6 , u zhvilluan pasime, ushtrime me top, gjuajtje penalltish dhe më pas lojëra me grupe të ndara.

(Material i publikuar në faqen zyrtare të FSHF-së)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania