Panorama Sport (Albania)

Zmijani: Vllaznia nuk bind, por Teutën mund ta kalojë

Legjenda: Lojtarët s’janë treguar profesioni­stë

-

Mjeshtri i Merituar i Sportit, Hysen Zmijani, është shprehur dyshues për sa i përket asaj që mund të quhet kthesa e Vllaznisë. Arritja e një fitoreje me Lushnjën është tejet pozitive për shkodranët, por që nuk mund të quhet se ka kthyer besimin tek të gjithë. Zmijanin nuk e ngroh ende fakti se ekipi nuk ka treguar një kthesë rrënjësore në lojën e vet. "Jam i kënaqur me rezultatin që ekipi arriti në Lushnjë dhe kjo mund të quhet në njëfarë mënyre pikë kthese për ekipin e Vllaznisë. Por kjo nuk mund të thotë se tani erdhi kthesa. Ajo që do të dëshiroja, do të ishte që skuadra të kishte arritur një kthesë edhe në lojën e vet. Këtë nuk e pashë në takimin me Lushnjën. Kthesa duhet që të jetë edhe në lojë. Ndoshta ardhja e rezultatev­e do të sjellë edhe kthesën në lojë, kjo mbetet për t'u parë", u shpreh Zmijani. AFRIMET

Zmijani ka folur gjatë edhe për sa u përket afrimeve të merkatos së dimrit. Ai i ka vlerësuar emrat e ardhur, por nga ana tjetër është shprehur se ka ende më shumë pritshmëri prej tyre. Ato, sipas tij, ende nuk po paraqesin atë që kanë për të dhënë. "Unë mund të them se ende lojtarët e afruar në merkaton e janarit nuk po japin ato vlera që kanë dhe nuk po justifikoj­në shpenzimet që janë bërë për ta. Duhet thënë se unë kam qenë dhe jam kundër modelit që klubin ta drejtojë bashkia. Por duhet thënë se bashkia ka financuar dhe financon mjaftueshë­m edhe në këtë merkato madje. Kryetarja e bashkisë, nga ana e vet, përveç financimit, po e ndjek ekipin edhe në takimet si brenda e jashtë, duke treguar mbështetje. Por këta lojtarë nuk po tregohen profesioni­stë të vërtetë. Jam i ashpër se kjo Vllazni nuk po më kënaq jo sot, por tash 5 vjet. Vllaznia është amatore. Megjithatë, shpresoj që të vijë kthesa e kësaj skuadre, si me rezultate dhe me lojë, në mënyrë që lojtarët të tregojnë dhe të justifikoj­në veten", vijoi Zmijani.

APELI

Vllaznia, sipas Zmijanit, do të mbështetet tek emrat. Ata duhet që të afrohen tek ekipi i Vllaznisë për të qenë në njëfarë mënyre dhe një mburojë për këtë ekip. "Vllaznisë në drejtim i duhet që të ketë edhe emra në përbërje të stafit. Emrat e

shumë lojtarëve që kanë kontribuua­r për këtë ekip ndër vite. Këta emra janë pikërisht ata që u bëjnë në njëfarë mënyrë 'presion' edhe ekipeve dhe po ashtu dhe në federatë. Tjetër vlerë ka një Vllazni me emra të spikatur në drejtimin e saj", shtoi Zmijani.

TEUTA

Në fund të fjalës së tij, ishfutboll­isti i mirënjohur shkodran, Hysen Zmijani, është shprehur optimist për mundësitë që kanë kuqeblutë për të kaluar me sukses takimin me Teutën. "Unë mendoj se mundësitë për të kaluar me sukses takimin me Teutën ekzistojnë. Është një tjetër takim final për ekipin tonë. Por duhet që të bëjmë kujdes, pasi Teuta ka treguar se është një kundërshta­r i vështirë për ne. Ata kanë treguar se dinë të fitojnë dhe të marrin pikë në Shkodër. Megjithatë, mund të them se mundësitë për të vazhduar ecurinë e rezultatev­e pozitive janë reale. Shpresoj të mos kemi një hap fals, pasi do të ishte fatale. Një fitore do të jepte më shumë shpresë e besim", u shpreh ai. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania