Panorama Sport (Albania)

Besa në ankth, frikë nga skenari si i Elbasanit

Portieri Miraka: S’ka më gabime, jemi për mbijetesë

- FERIZ FERIZAJ

Pas merkatos së jan arit, te Besa u afru an 11 futbollist­ë. U besua se më në fund do të kishte një tjetër Besë, ndryshe nga ajo e dhjetorit. Afrimi i emrave si Miraka, Pashja, Deliallisi, Onuh, Brahimaj dhe dy kosovarëve, Bushati e Thaçi, patjetër që duhet të ndryshonte fytyrën e Besës. Por, nuk ndodhi ajo që pritej dhe verdhezinj­të në 3 ndeshjet në vitin 2018 morën vetëm një pikë, madje duke humbur edhe në Kavajë me Burrelin e vendit të fundit.

MIRAKA - Portieri me përvojë Festim Miraka, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", shprehet: "Në sfidën e parë në Shijak, siç e dini, mbetëm me 10 lojtarë dhe thuajse të gjithë futbollist­ët e ardhur luanin ndeshjen e parë me Besën. Humbja në Kavajë me Burrelin vërtet më mërziti shumë, por kjo ndeshje mbetet nga ato ku të bëhen gjitha kundër, fati, era dhe balta. Ndërsa, në Rrogozhinë, ekipi më i fortë pas Kastriotit, treguam diçka nga ajo çfarë pritet nga ne. Madje, me rastin e minutës së 90- të me Oshafin, ishte mëkat që nuk morëm 3 pikët. Më shumë sesa pika që morëm dhe që për mua nuk ka ndonjë vlerë të madhe, kthimi i besimit dhe një lojë e harmonizim më i mirë i grupit, ishte ajo që më ngrohu më shumë. Përballë Egnatias zhvilluam ndoshta lojën më të mirë të këtyre 4 javëve. Unë besoj se nga kjo sfidë e në vazhdim duhet dhe do të jemi Besa që pritet", deklaroi Miraka. Dhe, në fakt, duket çudi e paradoks që formacioni me emra të tillë si Miraka, Mihani, Duka, Perja, Biba, Dikson, Brahimaj, Pasha, Thaçi, Deliallisi dhe Onuh, lojtarë me përvojë Superlige të jenë në këtë gjendje. Duket se kështu mendon edhe Miraka, i cili e quan hap të fundit të gabuar atë që ndodhi me Burrelin. "Kemi pësuar humbje sa të turpshme aq edhe të çuditshme. Bie fjala, fitojmë në Burrel dhe mundemi në Kavajë nga ajo skuadër. Jemi në zonën që të çon në 'play-out' ose më keq akoma, që të zbret në Kategorinë e Dytë. Nuk dua dhe s'e meritojmë me këtë përbërje të kemi fatin e Elbasanit, një emër i madh si Besa. Prandaj, jam i bindur se nga kjo javë që do të luajmë me Vllazninë B dhe në vazhdim, nuk na lejohen më gabime. Çdo hap fals na kushton dhe afron më

shumë me Kategorinë e Dytë. Kemi shumë ndeshje përpara, por nga përvoja kam frikë se faza e tretë jo pak herë ka sjellë aleanca ekipesh në kurriz të njërit apo tjetrit. Ju siguroj se Besa nuk ka aleatë, por ka aleat vetëm veten. Prandaj, këmbëngul që, në javët që

vijnë, duhet të sakrifikoj­më fort për të mos rrezikuar rënien. Do të ishte një turp i madh nëse ndodhte kjo fatkeqësi. Them kështu pasi kemi të gjithë kontingjen­tin e futbollist­ëve për ta evituar këtë", përfundoi prononcimi­n portieri Miraka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania