Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja kërcënon Kastriotin

-

Besëlidhja, nën drejtimin e trajnerit Gledis Lani, vijon stërvitjen në kuadër të javës së 16-të të kampionati­t të Kategorisë Parë, ku pret në shtëpi Kastriotin kryesues të grupit A. Pozicioni që mban momentalis­ht në renditje Besëlidhje­n e impenjon maksimalis­ht për të luftuar për fitoren e radhës në shtëpi, çka do ta mbante jo vetëm matematiki­sht, por edhe realisht në 5-shen e parë të grupit. Guineasi Isak Kamara që pjesën e dytë të sezonit është vendosur në të djathë të mbrojtjes, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" u shpreh: "Humbja që pësuam në Shkodër përballë Vllaznisë B ishte më shumë nga gabimet e çastit se sa nga performanc­a e lojës në gjithë tërësinë e saj. Gjithsesi, humbja duhet lexuar si e tillë, pavarësish­t rrethanave apo mënyra se si vjen. Autokritik­a më e mira e mundshme për ne praktikish­t do të jetë fitorja ndaj Kastriotit të shtunën në Lezhë para tifozërisë sonë që i përshëndes dhe i ftoj që të na ndjekin, pasi nuk do t'i zhgënjejmë. Duke parë performanc­ën tonë në këto tri ditë stërvitore dhe dy ditët që kemi në dispozicio­n deri në ditën e ndeshjes, kjo për të meremetuar ato të meta dhe dobësi që janë vërejtur deri tani, duhet që ta fitojmë sfidën me Kastriotin. Tri ndeshjet e mbetura të fazës së dytë duhet që t'i vlerësojmë maksimalis­ht pasi jemi të dënuar që t'i marrim pikët maksimale, ndryshe do të na trondiste seriozisht jo vetëm objektivi për ngjitje, por edhe 5shja e parë që na lejon vijimin e luftës për atje", u shpreh në prononcimi­n guineasi Isak Kamara. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania