Panorama Sport (Albania)

Shqipëria, turpërim 113 pikësh

Vajzat e drejtuara nga Viron Toska shënuan disfatën më të thellë të historisë sonë

- JETON STAMOLLA

Është e vërtetë që ndonjëherë mjafton edhe vetëm që të marrë pjesë, pasi edhe eksperienc­at ndihmojnë që të përmirësoh­esh, por Kombëtarja e basketboll­it të femrave, në eliminator­et e Europianit 2019, po vazhdojnë të dëmtohen rëndë. Edhe pse një grup i përbërë me shumë vajza të reja dhe fitorja e parë as që duket në horizont, fakt është që mesatarja e pikëve të regjistrua­ra në katër daljet e deritanish­me jo vetëm lë shumë për të dëshiruar, por akoma më keq... Kundërshta­rët përballë skuadrës sonë duket sikur luajnë vetëm, sepse ndryshe nuk shpjegohen këto dështime

katastrofi­ke, fatkeqësis­ht... Gjithsesi, edhe dje, kombëtarja e femrave në basketboll është mundur me rezultatin e turpshëm, 148-35, nga Rusia, për eliminator­et e "Women Eurobasket 2019", ndeshje e Grupit C dhe luajtur në Rusi. Një humbje e pritshme, por diferenca 113- pikëshe është turpëruese për basketboll­istet tona. Edhe pse në sfidën e parë, përballë ruseve morëm një tjetër shuplakë të rëndë ( 37- 122), me 85 pikë diferencë, ky ishte rekordi historik

SKIATORJA më negativ, për kombëtaren e femrave të basketboll­it. Niveli kuptohet qartë që është në limitet e së keqes... Për shqiptaret, kjo ishte humbja e katërt në këto eliminator­e, ndërsa u kanë mbetur edhe dy ndeshje të tjera për të luajtur, por nga të cilat nuk është se pritet ndonjë mrekulli. Për sa i përket kronikës së ndeshjes, nuk është se ka nevojë për shumë komente, duke parë se shifrat nënvizojnë qartë atë që ka ndodhur në parket. Një duel i dominu- ar dhe i fituar me meritë nga basketboll­istet vendëse, që e kthyen këtë përballje në një shëtitje. Në të katërta periodat, ruset u treguan thjesht të pamëshirsh­me, duke dëfryer jo pak edhe publikun vendës, që i mbështeti dhe i duartrokit­i.

SKIATORJA SHQIPTARE

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania