Panorama Sport (Albania)

Zidan: Fitore e madhe, i shtanga me Iskon titullar

“S'është rastësi që kemi 12 Champions, por s'ka mbaruar”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ndeshja me PSG-në do të vendoste fa tin e tij dhe tani mund ta themi: Zinedin Zidan do të vazhdojë të jetë trajneri i Realit, të paktën deri në fund të sezonit. Ose për të qenë të sigurt, duhet të presim 90 minutat e tjera që do të zhvillohen në Francë. Trajneri i Realit e di që do të jenë të vështira, por fillimisht tregon lumturinë për ndeshjen e luajtur në "Bernabeu".

NDESHJA- "Bëmë një ndeshje të madhe si skuadër që nga momenti i parë deri në të fundit. Ishte një fitore krejtësish­t e merituar. Jemi të kënaqur me rezultatin dhe me mënyrën sesi shkoi ndeshja. Patëm personalit­et dhe tifozët na ndihmuan në këto momente të vështira".

ISKO- "Me Iskon në fushë kërkova që të kishim kontrollin e topit dhe ia dolëm ta zotëronim atë. Me katër lojtarë në mesfushë, kundrejt 3 të kundërshta­rit, sigurisht që do të kishim më shumë duele të fituara. Isko bëri një ndeshje të madhe dhe jam i kënaqur me të. Mendoj se e surprizova kundërshta­rin me këtë zgjedhje".

KTHIMI- "Fakti që kemi fituar 3-1 nuk do të thotë se e kemi siguruar kualifikim­in. Ka një ndeshje kthimi dhe duhet ta luajmë me besim. Do të jetë një tjetër histori dhe e dimë që do të vuajmë në Francë. Por, deri atëherë kemi kohë për ta përgatitur atë ndeshje".

MË E MIRA- "Nuk e di nëse është ndeshja më e mirë e këtij sezoni. Por, ishte një ndeshje e madhe dhe jam i kënaqur".

MADHËSHTIA- "Fakti që Reali ka fituar 12 Champions nuk është rastësi. Kjo skuadër e ka në ADN-në e saj këtë kompeticio­n. Fituam ndaj një ekipi të madh si PSGja dhe kjo më bën akoma më shumë të lumtur. Ata mund të na kishin vënë në vështirësi, por ia dolëm".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania