Panorama Sport (Albania)

Mallkimi “shqiptar”, Higuain sulmon tifozët

Juventini: E lehtë të flasësh nga divani, por kualifikoh­emi

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Deri më 1 tetor 2017 sh konte gjithçka mirë... Penallti për Juventusin? Goli ishte i sigurt! Te pika e bardhë paraqitej gjithmonë ai, Paulo Dibala, një "snajper" i pagabueshë­m: 14 goditje në Serinë A, 14 gola. Por papritur, në rrugën e tij përballet me Etrit Berishën: minuta e 90-të e Atalanta-Juve dhe numri 1 i Gasperinit ndalon argjentina­sin, me ndeshjen që mbyllet 2-2. Bardhezinj­të largohen nga Bergamo me dy pikë të lëna rrugës. Kalojnë dy javë, në "Allianz Stadium" luhet Juventus-Lacio. Duglas Kosta jep avantazhin, ndërsa Imobile me një dopietë përmbys. Minutat shtesë të ndeshjes, sërish Dibala te pika e bardhë, por sërish një tjetër portier shqiptar, Thomas Strakosha, e ndal sërish dhe i mohon Juves që të marrë qoftë edhe një pikë. Tri në total të humbura, të tria për "faj" të shqiptarëv­e të portës. Kjo është një goditje shumë e rëndë duke parë se skuadra e një tjetër shqiptari, Napoli i Elseid Hysaj Hysajt vazhdon marshimin e tij të frikshëm në krye të Serisë A. Dhe sikur të mos kishte qenë për dy portierët e Kombëtares kuqezi, që luajnë në Itali, sot, të paktën në kampionat, Juventusi do të kryesonte me dy pikë përpara Napolit. Dhe ndoshta, ky mallkim "shqiptar" po vazhdon që të zgjerohet edhe në Ligën e Kampioneve. Të martën në mbrëmje, luhet Juve-Totenhem. Bardhezinj­të e nisin me një vrull të frikshëm, 2-0 pas vetëm 8 minutash lojë dhe goli i dytë i Higuain vjen nga pika e bardhë. Gjithsesi, saktësia e "Pipitas" zgjat deri në minutën e 45-të sepse shansi, që i jepet për të goditur sërish në rrjetë nga 11-metrat për ta dërguar sfidën në 3-1, sfumon. Argjentina­si shkund traversën, ndërsa në pjesën e dytë do të vijë edhe barazimi i Totenhemit, që detyron "Zonjën e Vjetër" të bëjë ndeshjen e jetës në tempullin e "Uemblit", më 7 mars, nëse duan që të vazhdojnë në Champions. Kaq ka mjaftuar që tifozët torinezë të ndahen mes tyre, ndonëse shumë prej tyre akuzojnë Higuainin për barazimin e djeshëm: "Në 2015-ën, me një penallti të gabuar ndaj Lacios, la Napolin pa Champions. Po në atë vit, kundër Kilit, me gabimin e tij Argjentina humbi Kupën e Amerikës. Ndërsa me Totenhemin ishte e pafalshme. Nuk e duam më Higuainin te pika e bardhë", ishin komentet e tifozëve, të cilat kanë nervozuar jo pak numrin 9 të Juves, i cili u kundërpërg­jigj në rrjetet sociale. "Është e thjeshtë të flasësh duke

parë ndeshjen nga divani i shtëpisë dhe të shfrysh vrer. Deri te 2-0 ishte gjithçka perfekte, ndërsa te 2-2, mendimi ndryshoi shpejt. Mua nuk më interesojn­ë këto detaje dhe u dërgoj një përqafim vetëm atyre tifozëve që e duan vërtet Juven. Tani do të shkojmë në Londër dhe do të kthehemi të kualifikua­r që aty".

 ??  ?? Penalltia e Higuainit, e stampuar në traversë
në mbrojtje, di sesi të sulmojë sepse këtë e konfirmon 73 përqindësh­i i zotërimit të topi. Ndërsa Juventusi nuk bën asgjë tjetër, veçse "admiron" rivalët. Pjaniç dhe Khedira "parakalohe­n" me klas nga...
Penalltia e Higuainit, e stampuar në traversë në mbrojtje, di sesi të sulmojë sepse këtë e konfirmon 73 përqindësh­i i zotërimit të topi. Ndërsa Juventusi nuk bën asgjë tjetër, veçse "admiron" rivalët. Pjaniç dhe Khedira "parakalohe­n" me klas nga...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania