Panorama Sport (Albania)

Juventus shumë “italian”, Totenhemi e vrau në mesfushë

-

Nëse do të kishte një përkufizim për paraqitjen e Juves përballë Totenhemit, atëherë ajo do të ishte: "shume, tepër, italiane". Pikërisht kështu, një ndeshje "alla italiane" e ndërtuar mbi dredhinë, shpejtësin­ë, mbi mbrojtjen dhe kundërsulm­in. Bardhezinj­të dalin nga strofka, e thumbojnë prenë dhe më pas struken sërish brenda, pak nga frika dhe pak për nga karakteris­tikat gjenetike. Është një kafshim-arratisje, e cila në pjesën e parë prodhoi dy gola të realizuar, një kundërsulm flagrant të gabuar nga Higuain dhe një penallti të fituar pas një shpërthimi të frikshëm të Duglas Kostës, por që "Pipita: e përplasi në traversë, indice këto që konfirmojn­ë edhe mbrojtjen e dobët të Totenhemit. Gjithsesi, të gjitha këto që ndërtuan torinezët ishim më një disa iniciativa personale sepse fryt i një manovre të ndërgjegjs­hme apo të ndonjë arkitektur­e të ndërtuar mbi zotërimin e topit. Juventusi vazhdon që të mos e kurojë këtë detaj dhe vazhdon gabon duke ia lënë iniciativë­n kundërshta­rit duke qëndruar në pritje dhe duke shpresuar... Dhe pasoja janë logjike... Kur i lë shumë fushë dhe e fton kundërshta­rin që të avancojë, rreziku për të pësuar shtohet shumë. Ndaj, pyetja që lind është: kaq të vështirë e ka Juventusi që të mos arrijë të propozojë një presing ofensiv deri në zonën rivale, siç bëri Totenhemi? Si ka mundësi që një skuadër, e cila e gjen veten në avantazh 2-0, pas 8-9 minutash lojë, të tërhiqet e gjitha prapa, ndërsa me kundërshta­rin e turbulluar, mund të shtyjë edhe më shumë dhe të blindojë rezultatin? Alegri, dëgjon!!! Dominimi - Në pjesën e parë, Totenhemi, i cili ka amnezi të frikshme

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania