Panorama Sport (Albania)

Eriksen dhe Kejn: Juventusi? Ne duam të pushtojmë Europën

Totenhem/ Rekord i anglezit, 9 gola në 9 ndeshje

-

Herri Kejn dhe Kristian Eriksen rikuperuan Juventusin në shtëpi, me nga një gol secili, por ata nuk janë kurrsesi të kënaqur me kaq. Edhe pse mund të jenë një skuadër "anonime" për Ligën e Kampioneve, Totenhemi sivjet ka plane të mëdha dhe nuk i trembet askujt, siç e treguan edhe në fazën e grupeve duke barazuar në "Santiago Bernabeu" dhe më pas shkatërrua­n në shtëpi kampionët e Europës dhe të botës në fuqi. Për këtë arsye, të dy liderëve të klubit anglez nuk u duket aspak një arritje e madhe barazimi në shtëpi. "Nuk ka dyshime që bëmë një ndeshje të madhe dhe se na presin edhe 90 minuta shumë të vështira. Por, fakti që reaguam aq fort, tregon forcën tonë. Juventusi mund të ketë më shumë traditë, por ne nuk duam të ndalemi. Ndihemi të fortë dhe e konfirmojm­ë në çdo ndeshje që luajmë. Jemi në Champions jo për të arritur çerekfinal­et dhe të kënaqemi, përkundraz­i jemi gati që të pushtojmë kontinenti­t dhe besojmë se mund ta bëjmë këtë. Ne si grup nuk i vëmë limite vetes, edhe pse në letër, mund të ketë skuadra më të forta sesa ne", u shpreh fantazisti danez, Kristian Eriksen. Herri Kejn - Ndërkohë, përveç golit kundër Juves, gjiganti anglez ka vendosur edhe një rekord historik të Ligës së Kampioneve. Ai ka realizuar 9 gola në 9 ndeshje të luajtura, një arritje që nuk e kanë bërë as fenomene si Ronaldo e Mesi. Përpara tij, kishin qenë Didier Drogba, Ronaldinjo, Simone Inzagi dhe Diego Kosta që ishin ndalur në 8 gola, në 9 ndeshje, por Herri Kejn konfirmon se është ai bomberi i momentit dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Madje, premton fitoren në kthim: "Një start më të tmerrshëm kundër Juventusit nuk mund ta bënim. Pas pësimit të dy golave, hyn gjithmonë në vështirësi, por forca jonë qëndron në faktin se pavarësish­t se jemi në disavantaz­h apo qoftë edhe në avantazh, ne ruajmë të njëjtin ritëm, i besojmë lojës sonë, krijojmë raste dhe me Juven ia dolëm që të rikuperoni­m ndeshjen. Nuk ka dyshime se Juventusi ka një mbrojtje madhështor­e dhe një portier fenomenal. Torino, dhe nuk e them vetëm unë, nuk është vendi ku një skuadër rivale shkon të luajë e qetë. Por, ne ditëm që t'i dominojmë dhe jemi gati që ta bëjmë edhe në kthim këtë. Duam t'i mundim dhe t'i shkojmë deri në fund Ligës së Kampioneve. Sivjet ndjejmë se mund të bëjmë gjëra madhështor­e dhe nuk i trembemi askujt. E treguam që në grup me Realin e Madridit këtë, prandaj...", deklaroi 24-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania