Panorama Sport (Albania)

Rinis procesi, Herrera dhe Gabi rrezikojnë 2 vite burg

Trukimi i Levante-Saragoza

-

Një nga skandalet më të mëdha të futbollit po i drejtohet procesit të parë tani që prokurorët kanë rihapur hetimin për trukimin e ndeshjes së Levantes me Saragozën në 2011- ën, duke kërkuar një dënim me 2 vite heqje lirie dhe pezullim 6- vjeçar nga futbolli për personat e përfshirë. Ndeshja e javës së fundit të La Ligës kishte një objektiv të qartë: që pas saj Saragoza të mbijetonte dhe një gjë e tillë ndodhi pas fitores 2- 1 në "Estadio Ciutat". "Nëse një inskenim i tillë nuk do të mbërrinte deri në gjykatë, atëherë do ishte më mirë ta digjnim Kodin Penal Sportiv Spanjoll", tha zyra e Prokuroris­ë për "Marca". Në gjyq pritet të dëshmojnë disa prej protagonis­tëve të asaj ndeshjeje. Emrat e parë që pritet të dalin përpara gjykatës për të dhënë dëshminë e tyre janë edhe kapiteni i Altetikos, Gabi, apo ylli i Junajtid, Ander Herrera. Mesfushori i Junajtid është paralajmër­uar se atij do t'i vijë fletëthirr­ja e gjykatës së bashku me 33 futbollist­ë të tjerë, përf- shirë Gabin në lidhje me dyshimet për pastërtinë e rezultatit të ndeshjes së ish- skuadrës së tij Real Saragozës dhe Levantes në maj 2011. Në gjyq do të jetë edhe trajneri i atëhershëm i Saragozës, Havier Aguirre, së bashku me ish- drejtorin sportiv, Antonio Prieto, dhe ish- pronarin

Agapito Iglezias. Ai akuzohet se derdhi 965 mijë euro në llogaritë bankare të Aguirres, Prietos dhe 9 lojtarëve të tij disa ditë përpara ndeshjes së 21 majit 2011 dhe këtë transaksio­n e kryen përmes lojtarëve të vet, të cilat ua kaluan më pas kolegëve të Levantes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania