Panorama Sport (Albania)

Nga riciklimi i plehrave te kateringu, ja bizneset e presidentë­ve të Serisë A

Filmat e De Laurentis në kinematë e Ferreros, sa shumë milionerë e "miniera" ari në Itali

-

Sot njihen si presidentë­t e klubeve të tyre, po përpara se të vinin duart mbi klubet e Serisë A, të gjithë e kanë nisur diku karrierën e tyre. Çfarë kanë bërë, nga vijnë dhe si e kanë ngritur pasurinë e tyre, janë këto pyetjet që është munduar t'i japë përgjigje në një artikull të saj "Gazzetta dello Sport".

Klaudio Lotito (Lacio) Biznese në pastrim dhe katering, fushë në të cilën ka fituar disa nga tenderat më të kushtueshë­m në legjislatu­rën e parafundit italiane.

Mario Konjini (Fiorentina) Emërimi i tij ishte disi surprizë, sidomos pasi Fiorentina i përket familjes Dela Vale. Prej më shumë se 30 vitesh presidenti vjollcë është marrë me konsulencë financiare. Pasuria e tij e rendit të 1088 në rang botëror, ndërsa si italian është "vetëm" i 23-ti. Luka Kampedeli (Kievo) Sipërmarrë­s i njohur, sot ai është aksioneri më i madh i kompanisë "Paluani". Me 25 vite në krye të klubit (që nga Seria C), ai është një nga presidentë­t më jetëgjatë të SerisëA.

Aurelio De Laurentis (Napoli) Aurelio De Laurentis, përveç Napolit, ka dhe një tjetër pasion që është kinemaja. Presidenti napolitan është emri më i njohur italian në fushën e prodhimit dhe shpërndarj­es së filmave.

Andrea Anjeli (Juventus) Pinjolli i Anjelëve ka biznese në fusha të shumta dhe, përveç Juventusit, administro­n edhe "Exor" një nga shoqëritë më të mëdha aksionere në Europë.

Enriko Preciosi (Xhenoa) Themelues në garazhin e tij i kompanisë së lodrave "Giochi Preziosi", e cila sot është vetëm një pjesë e "Fingiochi", një kolos ndërkombët­ar në industrinë e lodrave. Në botën e futbollit hyri në vitin 1993, kurse në vitin 2003 vendosi të blinte Xhenoan.

Masimo Ferrero (Sampdoria) Pasurinë e fitoi falë bashkëshor­tes, Laura Sini, por rritjen e saj e bëri me nuhatjen e tij. Sot, ndër të tjera, Ferrero zotëron 30 kinema dhe ka provuar pa sukses fatin edhe në kompani fluturimes­h. Oreste Vigorito (Benevento) Numri një i ekipit nga provinca e Napolit është një avokat, i cili ka dy diploma në filozofi dhe letërsi. Në 1993 themeloi "Italian Vento Power Corporatio­n", një shoqëri që sot vlen 80 milionë euro.

Xhoi Saputo (Bolonja) Kanadez, por me origjinë të dukshme italiane, presidenti kuqeblu është shumë aktiv në industrinë e pasurive të patundshme dhe zotëron ekipin e Montreal Impakt. Që nga 2015, familja Sapute është mes treqind familjeve më të pasura në botë me 5 miliardë dollarë. Erik Thohir (Inter)

Aksioner minoritar i Interit, përmes aktiviteti­t familjar, ai ka një pasuri personale që i kalon 4 miliardë dollarët, duke qenë njeriu i 421-të në botë për sa i përket pasurisë. Jonghong Li (Milan) Presidenti kuqezi ka ngritur pasurinë e tij në fushën e ndërtimit dhe minierave ku drejton "Guizhou Fuquan Group", një kompanie e specializu­ar në nxjerrjen e fosforit. Xhejms Palota (Roma) Drejtues i një fondi investimes­h, presidenti verdhekuq është mes 100 njerëzve më të pasur në botë me 7.5 miliard dollarë në llogarinë e tij.

Xhani Vrena (Krotone) Krotonez dhe tifoz i çmendur i ekipit, të cilin sot e ka nën pronësi, përveç karrierës si sipërmarrë­s, ndër bizneset e tij janë edhe disa kompani që merren me riciklimin e plehrave.

Antonio Perkasi (Atalanta) Presidenti i Atalantës, dikur futbollist, pikërisht me fanellën e bergamaskë­ve, sot është presidenti i "Odissea Srl". Në vitin 1976 nisi karrierën si biznesmen dhe ndër vite ka futur në Itali dhe dy kolosë të veshjeve si Beneton dhe Zara me pasurinë e tij që sot vlerësohet rreth 800 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania