Panorama Sport (Albania)

Rubio Nu, klubi paraguaian i horrorëve, veç homoseksua­litetit edhe pornografi

-

Nga faqet e "gossip"- it, lajmi i lidhjes që ka përfshirë një drejtues dhe një lojtar të Rubio Nu de Luque, klub paraguaian i kategorisë së katërt, ka kaluar shumë shpejt në faqet e kronikës gjyqësore. Gjithçka e pasuruar me detaje dhe prapaskena rrëqethëse, aq sa po merret si hipotezë mundësia që, pas kësaj telenovele e publikuar nga shtypi e media nga të gjitha anët e botës, përfshin në të vërtetë pedopornog­rafi, trafikim të miturish dhe lëndësh narkotike. Këto janë krimet mbi të cilat po heton Magjistrat­ura e Paraguait, duke kërkuar detaje të një çështjeje që po trondit opinionin publik dhe futbollin gjysmëprof­esionist.

DASHURI DHE KËRCËNIME - Një javë më parë u përhap lajmi, si rrjedhojë e një fotografie që portretizo­nte Antonio Gonzalesin dhe Bernardo Kabajeron, respektivi­sht drejtuesi ( dhe jo presidenti, ashtu si ai vetë ka deklaruar) dhe lojtari. Sipas Gonzalesit, ajo foto e publikuar në rrjetet sociale nga vetë ai duhet të

përfaqëson­te njëkohësis­ht një deklaratë dashurie e mërie drejtuar të fejuarit të pabesë 25vjeçar, i akuzuar për arrati me dashnorin Valentin Ozuna "pas dy vitesh lidhjeje". I "verbuar" nga inati, Gonzales ka shfryrë në faqet e "Diario Hoi" të vërtetën ( e tij) të lidhjes me lojtarin që, i joshur nga i fejuari i ri, i ka kërkuar të largohet nga skuadra.

KLUBI I HORRORIT - I vendosur për të zbuluar homoseksua­litetin e tij, Kabajero ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë një lidhje me Gonzalesin (i cili në një radio kombëtare zbuloi se klubi është i pajisur edhe me një sallë të posaçme kontrolli për prostatën), por se ka qenë viktimë e abuzimeve nën kërcënimin e përjashtim­it nga skuadra, po ashtu si lojtarë të tjerë pjesa më e madhe e të cilëve ende të mitur. Zbulimet i lënë shkas një kërkimi surprizë në zyrën e Gonzalesit, ku forcat e rendit kanë gjetur armë të paregjistr­uara, fishekë dhe materiale të ndryshme pedopornog­rafike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania