Panorama Sport (Albania)

Nga periferia në qendër, nis “mutacioni” i Interit

Shkrinjar përpara mbrojtjes, Karamoh “xhol”

-

Suksesi ndaj Bolonjës nuk lindi nga një kthesë përfundimt­are taktike. Ishte, ndërkaq, një shembull sesi Interi është i aftë të fitojë edhe duke u shkëputur nga moduli 4-2-3-1 i nisjes e duke ndërruar madje edhe interpretu­esit: në bazë të momentit fizik e psikologji­k dhe në bazë edhe të kundërshta­rit. Duke treguar megjithatë që, edhe pa marrë ovacione ndaj Bolonjës, mund të arrijnë objektivin Champions përmes disa rrugëve.

RISI - Sinjali i parë që u pa nga formacioni ndoshta mund t'i sjellë zgjidhje problemit: nëse fillimisht Interi, ai i fitoreve që u ngjit në krye të klasifikim­it, luante duke u hapur në krahë për të shërbyer më pas Ikardin, ky i sotmi organizohe­t në qendër: Rafinja në rolin e fantazisti­t dhe Perisiç si mesfushor krahu janë dy idetë më të ndritura të momentit. PUSHIM E RROTACION - Mund të qëndrohet edhe te 42-3-1, përsëri ai, por me "aktorë" të ndryshëm. Sepse nuk do ishte keq që Borha Valero ta niste edhe nga stoli, ndonjëherë. Jo për zgjedhje tekniko-teknike, por thjesht se spanjolli s'ka ndalur kurrë (gjithmonë titullar në kampionat). Zgjidhja ekziston: blerja e Rafinjës i lejon Spaletit të vendosë braziliani­n pas Ikardit, duke krijuar "gardhin" Galjardini- Vesino përpara mbrojtjes. Pa harruar as Kandrevën, në "luftë" me tifozërinë prej formës së kohëve të fundit, edhe prej mungesës së pushimit. Spaleti i beson verbërisht, por një pauzë do t'i bënte mirë edhe kampionit më të madh. ZGJIDHJE - Ndërkaq Karamoh mund të shfrytëzoh­et për shpejtës- inë dhe freskinë e tij. Kundërshta­rët ende nuk e njohin dhe përdorimi i energjisë së tij mund t'i parashtroj­ë zgjidhje të ndryshme Spaletit. Perisiç këtë të diel luajti si mesfushor i majtë (në skemën me 4-3-3) dhe i befasoi të gjithë, sepse kroati dha më shumë duke vepruar në qendër. Një provë që, me shumë mundësi, nuk do të mbetet vetëm aq: sepse Spaleti do tentojë sërish të lërë Karamoh të lirë për t'iu afruar Ikardit dhe Rafinjës si fantazitst (pa detyra mbrojtëse). Hapi i radhës mund të jetë avancimi i Shkrinjar përpara mbrojtjes, në modulin 4-31-2: sllovaku, atë rol, e mbulon edhe te Kombëtarja e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania