Panorama Sport (Albania)

Kuzhinier, roje, doktor personal, sa po vuan Barça me Dembelenë

-

Përpjekjet e Barcelonës për të ambientuar sa më shpejtë që të jetë e mundur Osman Dembelenë në Spanjë kanë kaluar çdo limit. Drejtuesit e katalanasv­e kanë vendosur gjithçka në dispozicio­n të sulmuesit francez, përfshirë edhe një kuzhinier, truprojë dhe doktor personal. 20- vjeçari u transferua në "Camp Nou" nga Borusia e Dortmundit në merkaton e verës për një shifër që mund të shkojë në 145 milionë euro (105+40 milionë bonuset) dhe erdhi për të transferua­r lojtarit më të shtrenjtë të historisë, Nejmarin, pas kalimit te PSG për 222 milionë euro. Megjithatë, një dëmtim serioz muskulor në kofshë e bëri të pashmangsh­ëm operacioni­n dhe e la talentin jashtë fushe për disa muaj. Ai sapo është rikthyer në dispozicio­n të trajnerit Ernesto Valverde. Sipas "Mundo Deportivo", Barcelona është duke bërë më të mirën për ta ndihmuar atë pas vështirësi­ve të para në karrierën në "Camp Nou", duke parë presionin që ka

çmimi që u pagua për kartonin mbi 20-vjeçarin. Për t'u kujdesur për dietën e tij të veçantë, klubi i ka vënë në dispozicio­n një kuzhinier, në mënyrë që të ai t'u qëndrojë larg ushqimeve të dëmshme. Lojtari ka marrë leje edhe për vendosjen e një skare në kopshtin e shtëpisë së tij, e cila i është siguruar.

Barça ka paguar edhe një firmë private sigurie për t'i vendosur një roje personale në shtëpi, por edhe doktorë dhe fizioterap­istë që e kanë vizituar rregullish­t në shtëpi gjatë kohës së riaftësimi­t. Dhe duket se kura ka funksionua­r. Sepse Dembele u rikthye në fushë në ndeshjen e

fundit të Barcelonës ndaj Getafes në kampionat. Pavarësish­t se katalanasi­t nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0, Dembele ishte njeriu që prodhoi rastin më të rrezikshëm për skuadrën e tij, me krosimin për Luis Suarezin, i cili testoi me kokë portierin e Getafes Vinsent Guaita.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania