Panorama Sport (Albania)

Ronaldo leksion leksion Nejmarit, Nejmarit, Reali Reali përmbys PSG-në

Mane “magjik”, Liverpuli prenoton çerekfinal­en

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ky Real nuk di se çfarë është romatiçizm­i. PSG- ja nuk kishte humbur kurrë në 10 ndeshjet e luajtura më 14 shkurt, por në të 11-ën, në "Bernabeu", Ronaldo thyen zemrat e francezëve. 31 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave, rezultat që u jep besim kampionëve të Europës. Dy Ronaldo dhe zero Nejmar. Kur loja bëhet serioze, portugezi vazhdon të komandojë ende në duelin mes tyre. Ditën e djeshme arriti kuotën e 101 golave me fanellën e Realit në Champions. Nuk ka përfunduar, por tani supersfida ka një favorit për të kaluar në çerekfinal­e.

SURPRIZA DHE RABIOZined­in Zidan kishte rezervuar një surprizë. Isko në fushë si titullar dhe Bejl në stol. Por, Emeri gjithashtu i shtang të gjithë me zgjedhjet që kishte bërë duke lënë Tiago Silvën në pankinë për t'ia besuar fanellën e titullarit Kimpembes. Shkëndijat e para i japin madrilenët, që dominojnë totalisht lojën në fillimin e saj. Nejmar është rreziku kryesor në të majtë, por tregohet shumë egoist dhe nuk pason për shokët e tij. Zidan e mbajti lart skuadrën e tij për të vjedhur sa më shumë topa në fushën kundërshta­re. Ronaldo humbet një rast të artë në minutën e 28-të, pasi shërbehet në mënyrë perfekte nga Marselo, por goditja e portugezit ndalet në fytyrën e Areolës. Pak minuta më vonë është PSG-ja që gjen golin e avantazhit. Këtë herë aksioni merr jetë në krahun e djathtë, ku Mbape lë në vend Marselon dhe hedh një top në qendër. Kavani dhe Nejmar bëjnë finte duke ia lënë mesfushori­t Rabio. Përballë Navasit nuk gabon dhe shënon.

RONALDO S'FAL- Nuk dorëzohen madrilenët që provojnë të gjejnë barazimin dhe ia arrijnë falë një penalltie në minutat e fundit të fituara nga Toni Kros. Kristiano Ronaldo e dërgon në rrjetë duke shënuar golin e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve me fanellën e Realit të Madridit. Askush më parë nuk e ka arritur diçka të tillë, por portugezi ka lindur për të bërë histori. Më parë, portieri Areola ndali mjeshtëris­ht Benzemanë, i cili iu afrua golit. Dueli i koopertinë­s Ronaldo-

Nejmar vazhdon edhe në 45 minutat e dyta. Braziliani është i lëvizshëm, por portugezi është vendimtar. PSG-ja krijon volum loje në fillimin e pjesës së dytë, por pa mundur të shënojë golin e avantazhit. Zizu bën zëvendësim­et e duhura dhe me Asension në fushë ndez skuadrën e tij. Ronaldo shënon golin e dytë

në minutën e 83-të me gju (101 me Realin në Champions), ndërsa për të vulosur triumfin mendon Marselo. Një aksion model me Krosin dhe Asension, që ndalet në rrjetë, pastaj një vrap drejt Zidanit për të treguar se në këtë moment të vështirë janë të gjithë me të. PSG-së i duhet një mrekulli për të shmangur turpin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania