Panorama Sport (Albania)

Flamurtari lë thatë Partizanin, Kukësi “ngrin” Tiranën

Triumfi në shtëpi nderon vlonjatët e Duros në kryeqytet

- ARMAND HALILI

Kupa e Shqipërisë po kthehet në një tabu për Partizanin, që ë edhe këtë vit nuk do të mund t'i gëzohet një trofeu. Edhe pse të kuqtë dje kanë bërë një ndeshje relativish­t të mirë, madje edhe kanë fituar duke përmbysur avantazhin e miqve, humbja e pësuar dy javë më parë në transfertë u ka kushtuar skualifiki­min. Ndërsa Flamurtari me një lojë të kujdesshme dhe të ndëshkuar me golin e dytë pas gabimit të portierit, nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka administru­ar rezultatin, që i dha kualifikim­in ku në turin gjysmëfina­l do të luajë ndaj Laçit.

PJESA E PARË - Të dy trajnerët, si Starova ashtu edhe Duro, që e kanë ndjekur ndeshjen nga tribuna për shkak të dënimit nga Komisioni i Disiplinës, kanë rreshtuar në fushë lojtarët më të mirë me qëllimin e vetëm për të marrë kualifikim­in. Loja nis e shpejtë në një terren optimal, pavarësish­t reshjeve të shiut që kishin rënë përgjatë gjithë ditës së djeshme në kryeqytet. Minuta e 12-të dhe janë miqtë nga Vlora që gjejnë golin. Krosim nga këndi dhe Sidibe, i pamarkuar nga askush, nuk e ka të vështirë që me kokë të ndalë portierin Alban Hoxha. Dalipi nuk u beson syve në stol, ndërsa ata pak tifozë që janë të pranishëm në stadium zhgënjehen ende pa nisur mirë takimi. Megjithatë, ka ende lojë dhe Asani jep shpresa me një gjuajtje të fortë nga distanca, që pritet nga Nurkoviç. Të kuqtë fitojnë terren, ndërsa miqtë janë me komodë dhe mundohen që të administro­jnë Partizanin. Pa shtatlartë­sinë e duhur në sulm, Partizani vazhdon të luajë me krosimet e gjata, që nuk janë shumë efektive për minuta me radhë. Por, pikërisht nga një aksion i tillë do të vijë edhe goli i barazimit. Minuta e 38-të dhe Ibrahimi i dalë në ndihmë të sulmit futet disi në qendër të mesfushës duke dhënë një krosim të gjatë për Trashin në krahun e majtë. Ky i fundit, që dje luajti si mbrojtës, me një goditje të saktë në pozicion të prirët me portën, vendos baraspeshë­n në fushë.

PJESA E DYTË - Barazi-

mi favorizon Flamurtari­n dhe presioni kalon në radhët e të kuqve, të cilët hidhen në sulm duke menduar gjithmonë e më pak për mbrojtjen. Kjo i jep mundësi Useinit që të provojë me një gjuajtje nga distanca, por Hoxha pret pa problem. Drithërima në kampin

e kuq do të ketë në minutan e 53-të, kur Alvesh kombinohet bukur me Zukën dhe ky i fundit gjuan mbi traversë. Këto do të jenë dy rastet më të mira për Flamurtari­n që pas këtij momenti vendoset në pozicion pritës. Trajneri Dalipi bën

lëvizjen e parë dhe Ibrahimi i lë vendin Lukasit, ndërsa Veliu zë vendin e Nedjelkovi­çit për vlonjatët. Vendësit vazhdojnë të sulmojnë dhe fati këtë herë duket se është me ta. Asani, në pozicion ballor me portën kundërshta­re në

hyrje të zonës, lëshon një gjuajtje të fortë, të cilën Nurkoviç e pret fillimisht, por më pas i rrëshqet dhe ndalet në rrjetë. Dalipi nuk ka më çfarë të humbasë dhe Abdurrahim­i zë vendin e Bardhit, që nuk tregoi asgjë nga talenti i tij në ndeshjen

e djeshme. Një gol do të thotë kualifikim në turin tjetër, por vlonjatët mbrohen me të gjitha forcat. Katër minutat shtesë nuk do të sjellin ndryshimin e rezultatit, edhe pse lojtarët e kuq u munduan me të gjitha forcat deri në sekondën e fundit.

 ??  ??
 ??  ?? Dëshpërimi i lojtarëve të Partizanit pas eleminimit
Dëshpërimi i lojtarëve të Partizanit pas eleminimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania