Panorama Sport (Albania)

Vendimet e Disiplinës

-

-KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

-FC Flamurtari, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

-KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve të saj në ndeshje kundër KF "Vllaznia dhe për përsëritje të kësaj shkelje disiplinor­e, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa tifozë në fushën përkatëse.

-Lojtari i KF Tirana, Tony Maeje, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshta­r, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF Naftëtari, Aleksandër Jaupi, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshta­r, në bazë të Nenit 48/1.b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF Maliqi, Mirald Zaçellari, për pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.

-KF Maliqi, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmër­ohet se, në rast të përsëritje­s së shkeljes disiplinor­e do të jetë subjekt i dënimeve që parashikon Kodi i Displinës Sportive.

-Lojtari i KF Domosdova, Paolo Kukli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF Porto U-19, Akileu Ndreca, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshta­r, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i S.SH.Pepa, Mikel Zogu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-FC Flamurtari U-19, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

-Lojtari i KF Skënderbeu U-17, Jurgen Beqiri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit dhe kundërshta­rit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1.d dhe 49/1.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-FC Flamurtari U-17, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

-KF Burreli U-17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me KF Besëlidhja U-17 e luajtur më datë 11.01.2018,me rezultatin 3 me 0, zbritjen e 3 pikëve nga klasifikim­i dhe gjobë në masën 600.000 (gjashtëqin­d mijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

-Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Shënkolli, Klaudio Pjetrushi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/ 4 të KDS, lojtari Klaudio Pjetrushi vendoset në provë për një periudhë 6-mujore.

-Rrëzimin e kërkesës së KF "Besëlidhja", si të pabazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive dhe Rregullore­s së Veprimtari­së Futbollist­ike.

-Shpëtim Duro, për sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të "fair-play", duke fyer zyrtarin e ndeshjes gjatë konferencë­s për shtyp pas ndeshjes Kukësi-Flamurtari të datës 04.02.2018, në bazë të Nenit 56/1; 75; 76/1a) të Kodit të Disiplinës Sportive, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 100.000 (njëqind mijë) lek gjobë. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania