Panorama Sport (Albania)

Konte refuzon bluzën dhe paqen me Murinjon

anellën ë firmosi trajneri port e , ia dh rojnë në konferen ë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Fundjava që do të nisë do të jetë skena e Kupës FA në Angli, e cila do të rikthehet të luajë ndeshjet e 1/8-ave përpara se Anglia të përqafojë sërish Premier Ligën pas pak më shumë se një jave, kur të gjithë sytë e të pasionuarv­e do të drejtohen nga "Old Trafford", kornizës së ndeshjes më të rëndësishm­e të javës së 28të, mes Mançester Junajtid dhe Antonio Konte ose nëse preferoni mes Zhoze Murinjos dhe Antonio Kontes. Në fakt, mes të dyve nuk ka një ndjenjë miqësore duke parë përplasjet e fundit verbale ndër më të ashprat mes dy trajnerëve rivalë. Rreth një muaj më parë. Programi satirik "Le Iene" udhëtoi drejt Mançesteri­t për të firmosur nga Zhoze Murinjo një fanellë të Mançester Junajtid me numrin 1 dhe emrin e Antonio Kontes, me të cilin është prej kohësh në një "luftë të hapur". Dje, "Le Iene" shkuan në Londër për t'ia dorëzuar fanellën trajnerit të Çelsit në konferencë­n për shtyp. 10 minuta pasi ai kishte nisur të fliste për ndeshjen e sotme të Kupës FA kundër Hallit, "gazetari" iu afrua 48vjeçarit për t'i dorëzuar bluzën dhe i tregoi në tabletë edhe mesazhin e moderatorë­ve të emisionit Alesandro Onis dhe Stefano Korti: "Antonioooo­o, të kemi dërguar një mesazh. Një dhuratë për ty dhe shokun tënd të ri, Zhozeee Murinjoooo. Ai na tha se të do shumë. Shiko çfarë ka shkruar në dhuratën që të ka dërguar... 'Miku yt, Murinjo'. Mund të na premtosh që herën tjetër që do luash përballë tij do të bëni paqe Hajde Antonio... do jeni shokë përgjithmo­në!". Italiani e priti me humor shakanë, por nuk e pranoi "dhuratën" dhe me buzëqeshje tha: "Mund ta marrësh mbrapsht, mbaje ti". Më vonë, i dërguari i programit të "Italia 1" tentoi ta ndërpriste përsëri konferencë­n, por u shoqërua jashtë nga rojet e sigurisë.

NDESHJA - Roi Kin, ishkapiten­i i Mançester Junajtid, kritikoi futbollist­ët e Çelsit se ata "ulin armët për trajnerët e tyre, pasi shpallen kampionë", por Konte nuk është dakord me irlandezin: "Në këto momente, unë mund t'iu konfirmoj përkushtim­in e lojtarëve të mi. Mendoj se në këto 18 muaj kemi ndërtuar një mentalitet të shkëlqyer. E shoh përkushtim­in e lojtarëve në çdo seancë stërvitore". Tekniku pritet të bëjë rrotacion sot, duke menduar për ndeshjen me Barcelonën, por italiani konfirmoi se Zhiru dhe Morata nuk do të luajnë së bashku me sistemin e tij. "Ndoshta në të ardhmen mund të ndodhë. Nëse vendosim të luajmë me tre mesfushorë gjatë një ndeshje mund të ndodhë. Por tani, mendoj se është shumë herët për t'i kthyer përgjigje kësaj pyetjeje. Në këtë sistem do të thotë që një mes Hazardit, Pedros dhe Uillianit të mbetet jashtë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania