Panorama Sport (Albania)

iga e Kampione e rinis të (lasë))) anglisht

-

Mund edhe të kenë dalë nga Europa, por tani Europën duan ta pushtojnë. Të magjepsur nga Reali i Madridit i Ronaldos, i mrekulluar nga Barcelona dhe madhëria e tij Mesi, të intriguar dhe pjesërisht të zhgënjyer nga PSG, harruam të bëjmë llogaritë me stolitë e Mbretëresh­ës dhe rrezikojmë të gjendemi të papërgatit­ur përballë ortekut anglez. Sepse janë rezultatet ato që flasin: Siti dhe Liverpuli (4-0 dhe 5-0 në transfertë) janë praktikish­t të kualifikua­ra në çerekfinal­e. Totenhemi është favorit ndaj Juventusit pas barazimit 2- 2 në Torino. Mançester Junajtid është në pritje të sfidës me Sevijen, por që nuk është një kundërshta­r i pakalueshë­m. E vetmja që rrezikon është Çelsi që duhet të matet me Barcelonën. Anglia ka shansin të dërgojë në 8 skuadrat më të forta plot 5, duke e pasur thuajse të sigurt një vend në finalen e Kievit. Dhe nëse Anglia vendosi për "Brexit", skuadrat e futbollit janë për qëndrimin në kontinent. Dakord, Bazeli dhe Porto nuk janë rivale të klasit të parë dhe duhet pranuar se shorti ishte goxha i favorshëm. Por, më shumë se një kualifikim i sigurt, mënyra sesi Siti dhe Liverpuli e sulmuan rivalin, hap vend për shumë diskutime. Nga "qytetarët" ishte diçka e pritshme. Guardiola luan futbollin më të mirë të Europës që prej kohës së tij te Barcelona, atje ku hanë ende gjellën që ai ka gatuar. Por, është i gjithë futbolli ishullor, ndoshta nën hijen e Sitit që është rritur kaq shumë. Klop ka arritur të shkojë në një finale me Dortmundin dhe ngadalë-ngadalë do provojë ta bëjë edhe me skuadrën më të titulluar angleze në kontinent. Guardiola ka një koleksion trofesh Champions-i që është për t'u pasur zili. Murinjo është njeriu i fundit që e ka sjellë këtë trofe në Itali, me Interin. Poçetino e ka transformu­ar Totenhemin dhe Konte, eh Konte, nuk ka shumë çfarë të shtosh për jetëshkrim­in e italianit, i cili në vendin e tij ishte një fitues i padiskutue­shëm. Kështu që kujdes nga anglezët. Janë skuadra shumë të ndryshme, të cilat luajnë një futboll shumë të ndryshëm, por janë edhe një aglomerat interesant kulturash futbolli. Nga katalanasi Guardiola te puljezi Konte, nga italo-argjentina­si Poçetino te portugezi Murinjo e deri te gjermani Klop. Ka nga të gjitha kulturat dhe ndoshta për këtë funksionon. Sepse topi nuk është drejtkëndo­r, por i rrumbullak­ët dhe me ngjyra. Pastaj sigurisht që janë edhe Reali dhe Barcelona, por edhe Bajerni i Mynihut që janë historia e futbollit botëror. Por, do të jetë në telashe kush do të nënvlerëso­jë shpikësit e futbollit. Sepse stolitë e Mbretëresh­ës, të ruajtur me aq fanatizëm, shkëlqejnë dhe është një kënaqësi që t'i shohësh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania