Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Brozoviç në depresion, nuk luan

Trajneri i nterit i përgjigjet edhe Di ran eskos: e mua, Roma luftonte me Napolin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mauro Ikardi e Ivan Perisiç s'ia dalin: ishte ky konkluzion­i i stërvitjes së fundit përpara nisjes së djeshme për në Gjenovë. Luçiano Spaleti e gjen veten për të tretën herë radhazi pa kapitenin dhe, për herë të parë, pa kroatin. Pa harruar mungesën e }hoao Miranda.

MAURO E IVANI JASHTË - Pa Mauron e Ivanin sepse "u kryen disa vlerësime, do donim t'i kishim, bëmë disa prova, por nuk pati përgjigje pozitive". Spaleti shton: "Do të jetë një ndeshje me ritme të larta. Rafinja duhet analizuar. Ka munguar në dy seanca stërvitore, nëse luan nga fillimi skuadra duhet të mbulojë 'mangësitë' e tij derisa të kapë formën optimale. Borhan (Valeron) po e monitorojm­ë përmes të dhënave: metrat që përshkon, inkursione­t në zonën kundërshta­re kur luan si fantazist. Mund të kalojë momente negative, por nuk është aspak në vështirësi".

RINISJE NGA VENDI I TRETË - Sot nis sërish gara, nga vendi i tretë, në një moment kur ambienti dukej depresiv: "Na i mbani larg depresivët. Kundër Bolonjës nuk më pëlqeu karakteri i skuadrës në superiorit­et numerik. Ndaj Xhenoas do të gjejmë një stadium plot entuziazëm, por nuk pranoj alibi".

SKUADRA VIRTUALE - Merkato është një temë që rikthehet: "Sot (dje) po komentonim ato që shkruajnë gazetat. Do t'i këshilloja presidenti­t të ndërtonte një skuadër të tretë: atë që kemi, ekipin e femrave dhe një virtuale që të stërvitet nga drejtuesit. Këto biseda duhet t'i bëni me ta. Disa tifozë ndalën Ederin dhe i thanë të largohej, sepse do të vinte Starrixh. Ata duhet që ta mbështesin këtë skuadër, nëse i japin një dorë është më e lehtë". Në çfarë pike ndodhet ky Inter? "Është i pashprehur, por kur të mbërrijë në fund të kampionati­t do të thotë të vërtetën. Shoh angazhim, gatishmëri në të mësuarin e koncepteve. Nuk

mungon ekuilibri‡ kujtoni shtyllat e goditura (janë 15), le të fitojmë ndonjë 'çmim'W".

DËNIM PËR BROZOVIÇ - Brozoviç do të jetë i grumbullua­r, por "jo titullar, kam zgjedhur dikë tjetër. Jemi ballafaqua­r edhe për gjestin e së dielës së kaluar. Marselo ka

kërkuar menjëherë ndjesë. Ai është i turpshëm dhe introvert. Pati frikë se mos e përkeqëson­te gjendjen, mesazhi që publikoi në "Instagram" është i rëndësishë­m. Është stërvitur shumë mirë gjatë javës, nëse do të kem nevojë nesër (sot) do ta përfshij në 11-she dhe jam i

bindur se do më japë gjithë cilësinë e tij".

TOTI DHE POLEMIKA ME DI FRANÇESKON - I pashmangsh­ëm një koment për Totin: "Është shprehur në mënyrë të qartë. Shënon një pikë precize për atë çka është raporti ynë. Nga ana ime do të ketë gjithmonë gatishmëri, por më vjen keq që e mendon në atë mënyrë...". Tekniku zikaltër shfrytëzon momentin dhe i përgjigjet edhe Di Françeskos që, pas BeneventoR­oma, kishte nënvizuar se "disa skuadra godasin gjysmë here portën, ndodhen sipër nesh dhe fitojnë ndeshjet". Spaleti ka replikën gati: "Nëse na referohet neve, meqenëse nuk është hera e parë, them se ka të drejtë, sepse Roma mund të qëndronte më lart: në fakt, vitet e mëparshme ishte mësuar të luftonte për kampionati­n bashkë me Napolin‡ thjesht po i jap disa referenca".

SHKRINJAR ËNDRON GJATË - Lojtarë që vijnë, të tjerë që ikin‡ Shkrinjar ka dëshirë të qëndrojë: "Nuk kisha dyshime, por ka pasur një gabim përkthimi, i cili është bërë në një të natës (qesh). Shkrinjar qëndron për shumë kohë".

 ??  ?? FQ. 15
FQ. 15
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania