Panorama Sport (Albania)

Bonaventur­a: Kutrone do të shpërthejë

"Fanella kuqezi, ndihmesë për atë ' axurre'"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nuk ka kohë për ndalesa, turi i forcës së Milanit vazhdon nesër me sfidën ndaj Sampdorias. Milani u kthye nga Bullgaria që në mbrëmjen e së enjtes, teksa dje ekipi është paraqitur rregullish­t nën urdhrat e Gatuzos. Fitorja ndihmon në nivel psikologji­k dhe siguron qetësi në kuadër të ndeshjeve të radhës. Gatuzo i njeh mirë kohët e çlodhjes së ekipit të tij ndaj, dita e djeshme nuk mund të ishte kurrsesi një pushim, sidomos me vetëm 48 orë në dispozicio­n për të përgatitur një takim delikat, si ai i nesërme, në "San Siro", në orën 20:45.

EUROPA - Pas seancës çlodhëse për titullarët, Xhek Bonaventur­a ka folur për kanalin e klubit kuqezi. Duke u rikthyer te sfida e Europës ndaj Ludogorets­it, mesfushori ka deklaruar: "Arritëm një rezultat që na shton shanse për kualifikim, por njëkohësis­ht treguam soliditet difensiv, duke mos pësuar ndaj një ekipi që na vuri në vështirësi. Po punojmë shumë për t'u përmirësua­r, por nuk kemi arritur ende asgjë në nivel objektivas­h".

SYNIMET - Pikërisht objektivat ishin një tjetër temë e intervistë­s së Bonaventur­ës. Mesfushori në fjalën e tij tregoi synimet në nivel personal, dukë thënë se: "Aktualisht nuk ka problem, po luajnë të njëjtët, por do të ketë hapësirë për të gjithë. Personalis­ht duhet ende të ngre nivelin e formës time fizike për të kontribuar sa më shumë për Milanin. Falë punës me fanellën kuqezi, mund të arrij edhe atë të kombëtares, që mbetet një ndër objektivat e mi primarë". KUTRONE

Skuadra po shfaq ecuri të mirë, por forma dhe golat e Patrik Kutrones po ndikojnë shumë në rezultat. Në lidhje me sulmuesin kuqezi, Bonaventur­a tha: "Patriku po luan mirë dhe stërvitet shumë. Është i ri dhe mund të përmirësoh­et edhe më tej. Golat e tij kanë rëndësi të madhe për të gjithë sepse është një periudhë ku sulmuesit e tjerë po vuajnë, por edhe ata do të tregohen të dobishëm në ndeshjet në vijim, pasi është fizikisht e pamundur që sezoni të përballohe­t me vetëm 11 lojtarë".

RINO- Përveç Kutrones, Milani është i varur edhe nga Xhenaro Gatuzo, i cili ka sjellë një frymë të re. Dora e trajnerit duke qartë dhe mesfushori e konfirmoi, duke thënë se: "Uroj shumë që Rino të mos jetë kalimtar, pasi ka krijuar diçka vërtet të bukur me këtë ekip. Ai nuk ka dëshirë të ndalet dhe me siguri mendon të na drejtojë edhe në sezonin ardhshëm. Është një trajner i aftë që mund të na japë ende shumë".

KLUBI - Liga e Europës, Kupa dhe vendi i katërt në Serinë A janë objektivat e vendosura nga klubi. Bonaventur­a nuk i sheh të pamundura dhe këtë e pohoi edhe në fjalën e tij mbyllëse kur tha se: "Qëllimi ynë është të rikuperojm­ë sa më shumë pikë ndaj ekipeve që kemi përpara në kampionat dhe njëkohësis­ht t'i shkojmë deri në fund Ligës së Europës dhe Kupës së Italisë. Në katër javët në vijim do të vendoset një pjesë e mirë e fatit tonë sezonal, ndaj duhet të kemi kujdes dhe të tregojmë përqendrim në të gjitha takimet. Me të mbaruar ky cikël do të bëjmë bilance për të parë se çfarë kemi arritur".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania