Panorama Sport (Albania)

Lotar Mateus "sponsorizo­n" Lëvin te Bajerni

“Jup është ideali, vetëm Joakim mund ta zëvendësoj­ë”

-

Për Lotar Mateus, çështja e trajnerit në shtëpinë e Bajernit është akoma një temë e nxehtë. Gjermani ka folur për "Sky" gjatë një diskutimi mbi Bundesligë­n. "Ëndrra ime është që të qëndrojë Hejnkes, por nuk e di. Shkaku kryesor që ai nuk do të qëndrojë është familja. Në qoftë se ai arrin të gjejë kohën për familjen dhe të merret me punën, besoj se do të qëndrojë. Nga ana tjetër, shoh vetëm një trajner ideal që mund ta zëvendësoj­ë Jupin. Ai është Joakim Lëv. Trajneri i përfaqësue­ses i ka të gjitha mundësitë dhe eksperienc­ën e duhur për të qenë në krye të Bajernit. Drejtuesit duhet ta marrin me qetësi dhe të vendosin me maturi. Bajerni është një emër i madh, tifozët presin një trajner që të kuptojë filozofinë e ekipit". Uli Hënes akoma nuk ka vendosur se kush do të jetë trajneri i ardhshëm në Mynih. Edhe pse ai vet ëndërron akoma, njësoj siç bën Mateus për një qëndrim të mundshëm të 72vjeçarit. Ndonëse ka shumë pak gjasa që trajneri aktual të qëndrojë për sezonin tjetër, drejtuesit me siguri kanë disa emra në listat e

tyre. Çdo gjë akoma është një mister, vetëm thashethem­e mediatike dhe prononcime të analistëve të ndryshëm në rubrikat sportive. Klubi nuk ka dashur që kjo çështje të prekë skuadrën në prag të ndeshjes së Champions-it kundër Beshiktash­it

në javën e ardhshme, ku gjermanët synojnë të kalojnë në çerekfinal­e. Një objektiv parësor ky, duke parë se në kampionat Bajerni ka një shkëputje të madhe nga rivalët dhe nuk ndihet i kërcënuar për të fituar titullin e radhës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania