Panorama Sport (Albania)

Moviolistë­t Janku dhe Jemini “shohin” me sytë e FSHF-së

- Nga ARSEN HOXHA

Edhe

pse numri i spek tatorëve nëpër stadiume ka rënie, nuk ndodh kështu me ata që ndjekin emisionet televizive ku pasqyrohen aktivitete­t futbollist­ike të javës...

Edhe pse numri i spektatorë­ve nëpër stadiume ka rënie, nuk ndodh kështu me ata që ndjekin emisionet televizive ku pasqyrohen aktivitete­t futbollist­ike të javës. Është një numër i madh, madje edhe jashtë Shqipërisë, njëri prej të cilëve jam edhe unë. "Top Channel" ka krijuar një staf shumë simpatik. Pjesëmarrë­sit në emision bëjnë një oponencë shumë të kulturuar, pa e ndërprerë kurrë njëritjetr­in. Pak të zhurmshëm, por tepër objektiva janë edhe diskutimet në Televizion­in "Ne5s 24". Por, çuditërish­t, jo në nivelin e duhur është një pjesë tjetër e këtij programi që jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën ndiqet me shumë interes, ajo e moviolës. Sportdashë­sit, futbollist­ët, si dhe drejtuesit e tyre janë shumë kuriozë të dinë të vërtetën rreth një vendimi të rëndësishë­m që ka marrë arbitri për fatin e lojës. Shpikësi i moviolës, gazetari i madh italian A. Choti, disa herë e ka trajtuar me forcë se moviola nuk duhet shndërruar si një gjyq ndaj arbitrit, sepse ai është njeriu që i duhet të marrë vendimin përfundimt­ar rreth asaj që ka dalluar në fushë, nga një pozicion i caktuar që shpesh nuk është i përshtatsh­ëm. Qëllimi i përdorimit të moviolës është që të tregojë se kush duhet të ishte vendimi më i drejtë që arbitri duhet të kishte marrë, pra të argumentoj­ë llojin e vendimit të duhur. Sa më drejt, më me profesiona­lizëm dhe objektivit­et të interpreto­het rasti në fjalë, aq më mirë do të bëhet edhe ndërgjegjë­simi i të interesuar­ve mbi rrugën më profesiona­le të gjykimit të rasteve analoge. Vetëm në këtë mënyrë do të ndihmohen në radhë të parë arbitrat e më pas futbollist­ët e drejtuesit e tyre, si dhe sportdashë­sit, me standardet e një gjykimi të unifikuar.

Shkak për këtë shkrim u bë mënyra se si u trajtuan disa ngjarje të rëndësishm­e nga moviolistë­t dhe stafi teknik i studiove respektive, të cilët nuk treguan respektin e duhur, në radhë të parë ndaj sportdashë­sve dhe, më pas, kundër të interesuar­ve të tjerë. U fol gjatë se goli i shënuar nga ekipi i Skënderbeu­t, i cili erdhi si pasojë e një goditjeje dënimi inekzisten­te, të dhënë gabimisht nga arbitri. Moviolisti Alano Janku nuk e trajtoi fare këtë problem, madje mbajti një qëndrim sikur kishte ardhur nga një kontinent tjetër dhe nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur. Ne, që ishim realisht në një kontinent tjetër, prisnim me padurim të shikonim si qëndronte e vërteta e këtij goli, por pamë vetëm mimikën e të "painformua­rit" moviolist?W Po ashtu nuk u trajtua fare profesiona­lisht rasti i minutës së dhjetë kur futbollist­i korçar shtyhet nga mbrojtësi vlonjat, që është një rast i pastër 11-metërshi. Është një mospërfill­je dhe ofendim i madh që u bëhet sportdashë­sve, jo vetëm nga ai, por edhe nga stafi që përgatit rastet që do të diskutohen.

Akoma edhe më keq u trajtuan rastet delikate te "Procesi Sportiv", ku u përdor një terminolog­ji aspak profesiona­le. Në një rast z. Lorenc Jemini thotë: "Kjo ndeshje ka pasur një rast... Një rast e pak sepse rasti tjetër nuk duket fare...". Kur, në fakt, atje ka katër raste të pastra për diskutim.

Kur portieri i ekipit vlonjat vazhdon të ketë kontakt me topin, edhe pse ka kaluar vijën kufizuese të 16-metërshit, z. Jemini qetësisht thotë: "Çështje faulli është... thjesht një faull është...". Me një mimikë të pafajshme zhvejkjane flet sikur të ishte një faull në mes të fushës e jo një faull vetëm 16 metër larg vijës së portës. Ndërkohë ai harron se goli i shënuar nga korçarët erdhi pikërisht nga një faull, madje inekzisten­t. Vetëm po t'i referohet përvojës së tij, do të rikujtojë se sa shumë gola shënohen në futboll nga faullet afër portës, pikërisht nga ato që ai i quan "thjesht një faull...?W". Me përjashtim të z.Kuriu si një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, që e ka të ndaluar të dalë nga rreshti, të ftuarit e tjerë në studio nuk ishin dakord me mendimet e z.Jemini. Ata janë mësuar me moviolistë­t, prandaj dhe reagimi i tyre ishte i moderuar. Por të nderuarat Desara Duka dhe Olta Sheta e kundërshtu­an fuqishëm Jeminin. Ato, duke mos e ditur se z. Jemini ngjarjet po i shikonte me sytë e shefave të FSHF-së dhe shumë i kënaqur me rikthimin atje, shprehën çudi se si ai nuk po dallonte që dora e majtë e mbrojtësit të Kamzës ishte e ngritur lart në nivelin e shpatullav­e, ku ngeli edhe pasi topi u prek me dorë?W

Në këto foto duket shumë qartë si para goditjes së topit, edhe pas kontaktit, dora e mbrojtësit është në nivelin e shpatullav­e dhe e hapur. Po kështu duket shumë qartë ndërhyrja e gabuar e mbrojtësit vlonjat ndaj sulmuesit korçar, i cili po avancon me top në drejtim të portës.

Duke shpjeguar shkeljen e gabuar të mbrojtësit vlonjat ndaj sulmuesit korçar të minutës së dhjetë, i ndodhur përballë presionit në studio, z. Jemini vazhdon edhe më tej monologun e tij joprofesio­nal dhe, si pa gjë të keq, thotë: "Tani element ka sepse çdo faull që ndodh në zonë ka elemente...". Siç shihet, z. Jemini pranon se ka faull sepse ka edhe elemente, por përballë këtyre dy faktorëve përcaktues për të ndëshkuar një shkelje, vetëm z. Jemini e di se kujt logjike i referohet për t'u mbushur mendjen sportdashë­sve se nuk kemi të bëjmë me një 11-metërshW Të ftuarit në studio nuk mundën t'i pranonin versionet e tij, të cilat nuk binden dot as edhe dy zonjushat që presupozoh­et se janë më pak të angazhuara me futbollin, e aq më pak me rregullat e tij, por sidoqoftë ishin shumë më objektive se z. Jemini.

Dukuritë e moviolistë­ve të kësaj jave nuk ishin të reja, por ngjarjet në studio e evidentuan edhe një herë tjetër, se drejtuesit e emisioneve sportive duhet t'u japin mesazhe të qarta palëve të interesuar­a, që edhe ata ta dinë përfundimi­sht nëse moviola është si pjesë interesi e aparatit të FSHF-së për të manipuluar të vërtetat e gabimeve të arbitrave në ndeshje apo është pjesë e transparen­cës në pro- gramet e këtyre studiove.

Nëse pranojnë këtë të fundit dhe synojnë që sportdashë­sve dhe palëve të interesuar­a t'u paraqesin vetëm të vërtetën profesiona­le, me patjetër duhet që në pozicionet e moviolistë­ve të vendosin persona jo në konflikt interesi me FSHF-në ose mos ta zhvillojnë atë fare.

Sportdashë­sit, futbollist­ët dhe drejtuesit janë të interesuar të njohin realitetin dhe jo dikush të tallet me ndjenjat e tyre.

Thjesht kërkojnë më shumë transparen­cë dhe respekt. Drejtuesit e këtyre emisioneve i kanë të gjitha mundësitë të plotësojnë këtë kërkesë legjitime. Shënim: Titulli origjinal i

autorit është: "Organizato­rët e moviolës duhet të tregojnë më shumë respekt ndaj sportdashë­sve!"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania