Panorama Sport (Albania)

Tirana, ultimatum para Bylisit

Test edhe për trajnerin, duhet të mposhtë rivalin direkt

- ADELA MERKO

Tirana është e dënuar për të fituar në Ballsh. Këtë herë nuk ka "kompromis" as me barazimin, pasi vetëm trepikëshi do t'i mundësonte që të hidhte një "këmbë" drejt Kategorisë Superiore. Pasi u eliminuan nga Kupa e Shqipërisë, bardheblut­ë e kanë zhvendosur vëmendjen te kampionati. Edhe pse janë të parët...

Tirana është e dënuar për të fituar në Ballsh. Këtë herë nuk ka "kompromis" as me barazimin, pasi vetëm trepikëshi do t'i mundësonte që të hidhte një "këmbë" drejt Kategorisë Superiore. Pasi u eliminuan nga Kupa e Shqipërisë, bardheblut­ë e kanë zhvendosur vëmendjen te kampionati. Edhe pse janë të parët në renditje pas 15 javësh, një hap fals do t'u vinte në rrezik objektivin final, që është ngjitja. Në kësi kushtesh, drejtuesit kanë vendosur "ultimatum" për këtë 90minutësh. Gabimet janë kategoriki­sht të ndaluara nesër. Kjo dukej qartë në postimet e bëra prej vetë klubit në faqen zyrtare, ku prerazi shkruanin: "Vetëm për tri pikët në Ballsh". Si për ta përforcuar kushtin që kanë për këtë ndeshje, ata në një tjetër status shtonin: "Të dielën Tirana luan një transfertë të rëndësishm­e ku duhen marrë tri pikët. Pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë, të gjithë forcat janë përqendrua­r te rikthimi sa më i shpejtë në Kategorinë Superiore". Llogaritë kanë filluar që të "trembin" kryeqyteta­sit, ndaj për të shmangur që faza e tretë t'i gjejë në balotazh pikësh me Bylisin udhëtojnë me "mision" në këtë transfertë. Një humbje e mundshme nuk përkthehet vetëm me tri pikë të lëna, por edhe me afrimin e një kundërshta­ri direkt, të vetmit që kanë hasur në grupin B. Ballshiotë­t kanë 33 pikë, por me një tjetër fitore ndaj Tiranës do të shkonin

në 36. Në pamje të parë `4 nuk janë pak, por kur mendon që në fazën e tretë do të futet rregulli i përgjysmim­it të pikëve, atëherë diferenca do të shkonte në dy pikë (marrim të mirëqenë faktin që të dy ekipet do t'i fitojnë ndeshjet e fundit). Sigurisht që rreziku shtohet,

kur dihet që Bylisi ka një ndeshje më pak, atë me Shënkollin. Ky duel kthehet në "test" edhe për Ze Marian. Edhe pse skuadra e drejtuar prej braziliani­t ka bërë gjithçka mirë deri në këtë fazë të Kategorisë së Parë, që të blindojë pozitat e ekipit në krye të

tabelës dhe rrjedhimis­ht të vetat në krye të pankinës, është i dënuar që të mposhtë një herë rivalin direkt. E vetmja humbje që Tirana ka këtë vit është ndaj ballshiotë­ve dhe në "Selman Stërmasi", ndaj një tjetër gabim si ky kryeqyteta­sit e kanë të ndaluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania