Panorama Sport (Albania)

Reagon FSHF: Mbështesim luftën kundër trukimeve

-

Institucio­ni i futbollit shqiptar ka reaguar dje pas zbardhjes së raportit për klubin e Skënderbeu­t dhe dënimin e mundshëm që korçarët pritet të marrin. FSHF ka bërë dy komunikata, fillimisht për raportin, e më pas për denoncimin e UEFA-s lidhur me kërcënimin që kanë marrë inspektorë­t e Disiplinës për çështjen e klubit të Skënderbeu­t. "FSHF ka marrë informacio­net e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar, i cili është relacioni i inspektorë­ve të UEFA-s, drejtuar Komisionit të Disiplinës dhe jo një vendim disiplinor. Informacio­ne këto, të domosdoshm­e për të pasur një qëndrim të konsultuar institucio­nal dhe publik. Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeu­t, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdr­ejt klubit anëtar (Skënderbeu) dhe vetë UEFAs. FSHF do të jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë", thuhej ndër të tjera në komunikatë­n e parë për shtyp. PËR UEFA-n

Pas qëndrimit të UEFA-s, menjëherë FSHF-ja bëri një reagim të dytë në faqen zyrtare të saj. "Federata Shqiptare e Futbollit distancohe­t plotësisht nga ngjarja më e fundit, ku persona anonimë kanë cenuar integritet­in moral dhe kanë shantazhua­r inspektorë­t e UEFA-s në punën e tyre investigat­ive. FSHF inkurajon autoritete­t policore për të zbardhur deri në fund origjinën e këtyre telefonata­ve intimidues­e dhe të dënueshme. Si në çdo moment, edhe këtë radhë ajo është e gatshme të bashkëpuno­jë me UEFA-n dhe me autoritete­t përkatëse për zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes, e cila duhet të vërë përpara përgjegjës­isë ligjore autorët. FSHF shprehet e angazhuar maksimalis­ht në betejën kundër ndeshjeve të fiksuara. Federata e futbollit mbetet në solidarite­t të plotë me UEFA-n në misionin e përbashkët kundër fenomenit të trukimit, duke ofruar çdo potencial të sajin bashkëpunu­es. Të tillë mekanizma kërcënues kanë vetëm një fund të sigurt, atë të ndëshkimit nga forca e ligjit", citohej nga FSHF-ja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania