Panorama Sport (Albania)

Një belg dhe një spanjoll, ja kush e hetoi Skënderbeu­n

Karl Dhont dhe Migel Fernandes Palacios

-

Inspektorë­t e Etikës dhe Disiplinës përfaqësoj­në UEFA- n në procedurat para Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA, si dhe trupës së Apelit. Ata mund të nisin një hetim disiplinor dhe mund të paraqesin ankesa kundër Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës dhe të përfaqësoj­në UEFA- n në rast të një ankimimi në KAS, kundrejt vendimeve të trupës së Apelit. Më konkretish­t, me kërkesën për Skënderbeu­n, janë marrë inspektorë­t Karl Dhont dhe Mi gel Lietard Fernendez-Palacios. Ky i fundit është spanjoll dhe njihet si miku i ish- presidenti­t të Federatës së Futbollit të Spanjës, Angel Maria Vijar, i cili ka qenë disa herë në Shqipëri në Asambletë e FSHF- së. Karl Dhont

Belgu është një ekspert në fushën e basteve, teksa është përfshirë në trupën e Komisionit Disiplinor në vitin 2009. Jo vetëm kaq, por institucio­ni europian i futbollit i ka dhënë drejtimin e zyrës së anti korrupsion­it, e krijuar pikërisht në momentin kur Karl Dhont është bërë pjesë e trupës së Komisionit Disiplinor. Ai bëri zbulimin e madh të skandalit kinez të Zhejun Ji në dimrin e vitit 2005. Në atë kohë, Dhont informoi presidenti­n e ST. Truiden mbi lëvizjet e dyshuara të koeficient­eve të basteve në sferën aziatike.

Migel Fernendez- Palacios

Është një jurist spanjoll, i cili e ka nisur karrierën e tij në vitin 2010 në një studio ligjore të emërtuar "Sport Advisors". Kjo kompani është në pronësi të Gorha Vijar, i biri i Angel Maria Vijar, si dhe ka përfaqësua­r juridikish­t në KAS çiklistin Alberto Kodandor.

Në vitin 2013, spanjolli është përfshirë në trupën disiplinor­e. Jo vetëm kaq, por ai ka qenë inspektori i dytë që ka hetuar mbi çështjen e Fenerbahçe­s në sezonin 2010- 2011, kur dyshohej për trukimin e rezultatev­e në kampionati­n turk.

 ??  ?? Karl Dhont
Karl Dhont
 ??  ?? Miguel Fernandez-Palacios
Miguel Fernandez-Palacios

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania