Panorama Sport (Albania)

Dëshmia e ekspertëve, ja pse u “ roposën” kor arët

v trajneri i ei esterit: Sjellje të turpshme e portierit

- GENTJAN ALINANI

Në raportin 93 faqe, që u publikua ditën e djeshme ekskluzivi­sht nga "Panorama Sport", UEFA ka analizuar ndeshjet europiane të Skënderbeu­t, duke marrë mendimin e individëve që nuk kanë pasur lidhje me këtë çështje. Majkëll Epëllton dhe 5hak Krëvuazie kanë kritikuar ashpër lojën e korçarëve. "Është shumë e pazakontë të shohësh se si shpejtësia dhe ritmi i lojës ndryshoi nga pjesa e parë në të dytën dhe akoma më shumë në minutat e fundit të disa ndeshjeve ( Krusaders vs Skënderbeu).

Nga ana psikologji­ke, disa shenja janë të pranueshme kur ekipi pëson një gol, por në disa rrethana, të cilat ne kemi marrë në analizë kanë ndodhur gjëra më shumë se kaq. Impresioni është që disa lojtarë kanë vendosur ta lënë lojën... Duke marrë në analizë goditjet që pëson skuadra e Skënderbeu­t, 4.59 për ndeshje, 10 goditje në 6 minuta kundër një ekipi si Krusadersi janë shumë domethënës­e. Paneli i ekspertëve mund të konfirmojë se performanc­a e Shehit në aspektin kualitativ ishte shumë herë më e dobët sesa ato që ka bërë në 100 ndeshje në të gjitha kompeticio­net", thuhet fillimisht në raport. Krusaders- Skënderbeu 3- 2

MAJKËLL EPËLLTON"Mënyra e lojës së Skënderbeu­t për të nisur topin ishte e tmerrshme. Kjo i drejtohet portierit, i cili pavarësish­t faktit që skuadra ishte me 10 lojtarë dhe po fitonte, shpejtoi lojën. Diçka e tillë ishte e gabuar. Gjatë ndeshjes ai nuk nxitonte kaq shumë dhe e godiste topin 10 metra më tej në fushën kundërshta­re. Të dy qendërmbro­jtësit numri 5 dhe numri 33, ishin gjithashtu të turpshëm në mënyrën e të luajturit dhe të largimit të topave".

ZHAK KRËVUAZIE"Dhjetë minutat e fundit janë të pabesueshm­e, të tmerrshme me kaq shumë gola të shënuar dhe një ekip që hoqi dorë përfundimi­sht nga loja. Me disa lojtarë që patën një impenjim të turpshëm, të cilët nuk vraponin, nuk mbronin dhe nuk e shihnin ndeshjen". Sporting-Skënderbeu 5-1

MAJËKLL EPËLLTON"Skuadra luajti normalisht në pjesën më të madhe të ndeshjes, edhe pse ishte me dhjetë lojtarë. Ata krijuan dyshime në pjesën e dytë, kur, pavarësish­t se po luanim mirë, pësuan 3 gola. Gjatë kësaj periudhe ata tentuan një pozicion jashtë loje të kotë dhe humbën shumë topa me pasime të gabuara në zona të rrezikshme të fushës. Numri 8 ishte një nga më fajtorët, i cili u zëvendësua pas 65 minutash. Në 10 minutat e fundit, pasi pësuan 5 gola, Skënderbeu vendosi të mbrohej mirë duke luajtur me pasime të gjata dhe me kundërsulm, por e detyroi kundërshta­rin që të godiste nga larg".

ZHAK KRËVUAZIE- "0 shpirt luftarak, 0 punë, 0 luftë, gola të pësuar në mënyrë qesharake, mbrojtës në pozicionin jo të duhur, 0 balancë në skuadër, asnjë koordinim. Kjo shpjegohet me rezultatin e kësaj ndeshjeje". Skënderbeu-Lok. Moskë 0-3

MAJKËLL EPËLLTON"Portieri ka disa momente të dyshimta në ndeshje dhe e hodhi topin keq në shumë raste. Ai gjithashtu i hapi rrugën topit në golin e dytë të ndeshjes. Gjithashtu numri 5 dhe portieri mendoj që nuk patën bashkëpuni­m dhe asgjë nuk ishte normale mes tyre. Ai e largoi topin shumë keq disa herë, ndërsa portieri nuk bëri pritjet e duhura në këtë ndeshje".

ZHAK KRËVUAZIE- "Në këtë ndeshje nuk kishte ndonjë diferencë të madhe mes dy skuadrave, por goli i pësuar në minutën e 17-të erdhi si rrjedhojë e mungesës së gabimeve në mbrojtje, asnjë agresivite­t për të rrëmbyer topin, pozicion keq i mbrojtjes dhe i mesfushorë­ve (numri 30). Din. Zagreb-Skënderbeu 4-1

Majkëll Epëllton- "Në pjesën e parë të ndeshjes, Skënderbeu nuk luajti aq mirë dhe shpeshherë e dorëzoi topin lehtësisht te kundërshta­ri. Megjithatë, loja nuk ishte aq dominuese nga Dinamo sa këta të fundit të shënonin dy gola. Skënderbeu e nisi pjesën e dytë i vakët, pavarësish­t se Dinamo ishte me dhjetë lojtarë. Skënderbeu në këto momente nisi të dominonte zotërimin e topit në fushën e tij. Krijuan raste për të shënuar, por gjithashtu u vunë në rrezik. Çuditërish­t një ekip me dhjetë lojtarë i shënoi 2 gola. Numri 5 dhe numri 30 ishin të çuditshëm në disa momente. Skënderbeu e dorëzoi topin në zona të rrezikshme".

ZHAK KRËVUAZIE"Është e çuditshme se si Skënderbeu e dorëzoi topin në disa situata. Goli i parë u pësua lehtësisht. Krosim nga e majta dhe askush për ta mbyllur. Në pjesën e dytë nuk pati asnjë presing te kundërshta­ri. Në qendër të zonës u la shumë hapësirë nga mbrojtësit. Goli që u pësua në fund e nxjerr zbuluar numrin 3. Thjesht filloi të mbrohej kur topi i kishte ikur".

 ??  ??
 ??  ?? Majkëll Epëllton, zëvendëstr­ajneri
i Leiçesteri­t
Majkëll Epëllton, zëvendëstr­ajneri i Leiçesteri­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania