Panorama Sport (Albania)

Mbledhje urgjente, Takaj: Vazhdojmë me kokën lart

Zbardhet fjala e presidenti­t para skuadrës korçare

-

Situata në të cilën ekipi është duke përgatitur ndeshjen e kësaj fundjave nuk është ndër më te mirat. Kjo nuk është shumë e vështirë që të kuptohet. Por, pavarësish­t kësaj, klubi po mendon që t'i izolojë lojtarët nga lajmet që qarkullojn­ë së fundmi. Për këtë arsye, edhe pse është e vështirë që lojtarët të mos preken nga kjo histori, presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, ka organizuar një mbledhje para seancës stërvitore. Takaj ka kërkuar me çdo kusht që ekipi të jetë i përqendrua­r vetëm për ndeshjen e kësaj fundjave. Në të tilla kushte, Takaj ka kërkuar që skuadra të jetë e përqendrua­r vetëm te ndeshja dhe të mos preket aspak nga ato që fliten në media. "E di që situata iu ka shqetësuar, por kërkoj nga ju që të mos prekeni aspak në të tilla çështje. Dua të jeni të përqendrua­r vetëm te fusha dhe ndeshja e së dielës në kampionat. Të jeni në maksimumin tuaj në këtë takim dhe

të vijojmë paraqitjet e mira që kemi bërë në këtë sezon. Të vazhdojmë me kokën lart, të vetëdijshë­m se kemi ekipin më të mire në histori. Kjo është ajo që ju duhet të tregoni në fushë këto momente. E di që janë të vështira, por duhet të jeni vetëm të përqendrua­r në fushë. Të tjerat nuk duhet t'iu prekin fare. Mendoni vetëm për fushën. Për të tjerat, klubi do të gjejë

zgjidhjen më të mirë të mundshme që ta mbyllim me sukses këtë çështje. Do të përfaqësoj­më denjësisht djersën që ju keni dhënë në fushë dhe keni marrë me meritë të plotë gjithçka. Korça meriton respekt dhe mbi të gjitha arritje të tjera", përfundoi Takaj në takimin me ekipin. Ky takim bëri që ekipi të qetësohej dhe të vijonte punën normalisht. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania