Panorama Sport (Albania)

Ndeshjet e trukuara, rivalët dolën kundër

Tifozët shqiptarë, indice !"#A%s përmes &#acebook)%ut

- GENTJAN ALINANI

Kundërshta­rët, ti fozët e huaj dhe ata shqiptarë, kanë dalë hapur kundër Skënderbeu­t, çka ka bërë që UEFA të ketë prova të shumta për të nisur hetimin dhe për të kërkuar dënimin e korçarëve. Gjithçka është pasqyruar në raport.

PORTIERI- Portieri i Krusadersi­t, Shën Onill, ishte rivali i parë i Skënderbeu­t në "play off"- in e Ligës së Kampionëve në sezonin 2015- 2016. Kur ndeshja përfundoi, ai hodhi dyshimet se ishte e trukuar. "Nëse nuk ka një hetim nga UEFA për ndeshjen tonë mbrëmjen e sotme, atëherë ka diçka që nuk shkon. 3.5 gola, ishte qesharake. Në 10 minutat e fundit, unë nuk kisha parë kurrë futboll të tillë. Ky përfundim nga portieri i Krusadersi­t u bë në të njëjtën ditë kur u luajt ndeshja. Ndodh rrallë që një lojtar rival denoncon në mënyrë publike një ndeshje që sapo e ka luajtur dhe për më tepër e ka fituar skuadra e tij.

TIFOZËT- Nuk ishte vetëm portieri që kishte parë diçka që nuk shkonte në këtë ndeshje. Edhe tifozët e ekipit reaguan në rrjetet sociale. "Skënderbeu ndaloi të luante. Në pesë minutat e fundit, Krusaders shënoi një gol të parregullt për pozicion jashtë loje, e goditi dy herë shtyllën dhe

shënoi dy gola".

SILKERBORG­U- Stafi i lojtarëve dhe trajneri i skuadrës daneze të Silkeborgu­t kishin raportuar në federatën e tyre për atë që kishte ndodhur në miqësore. "Ne kemi marrë informacio­ne nga Federata e Futbollit

të Danimarkës që trajneri i Silkeborgu­t dhe lojtarët raportuan për dyshime të ndeshjes miqësore me Skënderbeu­n më 24 janar 2013. Ata thonë se u surprizuan nga kualiteti dhe performanc­a e Skënderbeu­t në pjesën e parë, ndërsa në

të dytën ndodhi një ndryshim drastik në performanc­ën mes dy pjesëve. Lojtarët e Skënderbeu hoqën dorë nga ndeshja", shkruhet në raport.

SH IPTARËT- Por, UEFA ka përdorur gjithashtu edhe sjelljen e tifozëve shqiptarë në ndeshjen mes Skënderbeu­t dhe Partizanit më 19 dhjetor të vitit 2015. Tifozët kundërshta­rë të korçarëve kishin një baner ndaj presidenti­t Ardjan Takaj, ku shkruhej "Take- Tuke, ndeshje të trukuara 100%". Kjo banderolë

i referohej ndeshjes së trukuar të Skënderbeu­t kundër Lokomotivë­s së Moskës në Europa Ligë. Tifozët gjithashtu kanë shprehur hapur mendimin e tyre në rrjetet sociale, duke thënë se korçarët e lejuan ekipin e Silkeborgu­t të shënonte gola në pjesën e dytë. Madje, këto komente u bënë nga tifozët e Skënderbeu­t në njoftimin zyrtar të rezultatit të ndeshjes. Dhe kur të akuzojnë tifozët e tu, sigurisht që pretendime­t janë të besueshme.

 ??  ?? Çast nga ndeshja Krusaders-Skënderbeu 3-2
Çast nga ndeshja Krusaders-Skënderbeu 3-2
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania