Panorama Sport (Albania)

Frikë nga sponsorët, ja pse UEFA është radikale

-

UEFA ka "nxjerrë thonjtë" dhe nuk ka ndër mend të bëjë asnjë lëshim në këtë çështje. Sigurisht që e bën për të mirën e futbollit, për ndershmëri­në e lojës dhe për shumë arsye të tjera. Edhe pse rasti i Skënderbeu­t duket i çuditshëm, pasi institucio­ni më i lartë i futbollit europian e pezulloi nga Europa dy sezone më parë, ndërsa këtë sezon Skënderbeu ishte pjesë e grupeve të Europa Ligës. 5akonisht, në çështje të tilla, gjithçka përfundon brenda një afati kohor, por, në fakt, këtë herë është shtrirë në kohë. E megjithatë, UEFA kërkon t'i shkojë deri në fund çështjes "Skënderbeu" për të mbrojtur mbi të gjitha produktin e saj dhe kompeticio­net. Ata nuk kanë ndër mend të tolerojnë ndeshje të trukuara në fazën e grupeve të Ligës së Europës, pasi kanë lidhur kontrata marramendë­se me sponsorë të ndryshëm. Nëse do të bënin një sy qorr dhe një vesh shurdh në fazat eliminator­e, këtë herë nuk ka gjasa që të ndodhë. UEFA është shumë e rreptë mbi të gjitha për të mbrojtur imazhin e saj dhe të kompeticio­neve që organizon.

EL PAIS - Raportimet e mediave kanë zënë një vend të veçantë në raportin e UEFA-s. Më domethënës ishte lajmi i publikuar nga spanjollja "El Pais" në lidhje me parregulls­inë dhe shumat e mëdha të basteve të luajtura në ndeshjet e Skënderbeu­t. Artikulli, madje, bëhet shumë i fortë kur në fundin e lajmit njoftohet se Skënderbeu siguroi kualifikim­in për në fazën e grupeve të Ligës së Europës në sezonin 2015-2016. Spanjollët aluduan që në atë kohë se ekipi shqiptar mund të trukonte akoma më shumë ndeshje. "Problemi i futbollit në Europë është që Skënderbeu... tani ka siguruar kualifikim­in për në Europa Ligë", shkruhej në lajmin e "El Pais".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania