Panorama Sport (Albania)

Partizani, Bardhi luan ndaj Kukësit

20-vjeçari rezulton me tre kartonë të verdhë, të katërtin e ka në ndeshje Kupe

- ILIR CARA

Gerhard Progni dhe Jurgen Bardhi janë përfolur si mungesa për Partizanin në ndeshjen e radhës në kampionat për shkak të kartonëve të verdhë. Në këto kushte i binte që, ndaj Kukësit, "demat" të ishin pa sulm ose, thënë ndryshe, pa autorët e fitores së 20 nëntorit, kur të kuqtë i mposhtën 2-1 verilindor­ët në "Zeqir Ymeri". Fillimi i punës për këtë takim, ku dje është kryer seanca e parë për sfidën e 19 shkurtit, ka qartësuar faktin se mungesat në sulm nuk janë dy, por vetëm Progni. Ndaj, Bardhi do të jetë i gatshëm për stafin për sfidën e së hënës, që do të luhet në "Selman Stërmasi", në orën 18: 00. 20- vjeçari vërtet është ndëshkuar me 4 kartonë të verdhë deri në këtë pikë të sezonit, por,sipas të dhënave të pasqyruara në faqen e zyrtare të federatës, del që lojtari tre penalizime i ka në kampionat dhe një në takimin e parë çerekfinal­e të Kupës në Vlorë. Ndaj, me tre kartonë të verdhë të marrë në kampionat ndaj Laçit dhe Kukësit në fazën e dytë dhe në duelin me laçianët në fazën e tretë, 20-vjeçari nuk ka penalizim që ta mbajë larg fushës për ndeshjen e së hënës. Në këtë situatë, stafit teknik të Partizanit i bie që të mos bëjë ndryshime të mëdha në vijën sulmuese, ndaj pritet vetëm që të përcaktohe­t zëvendësue­si i Prognit. Alternativ­at janë disa, por me shumë mundësi njëri mes Abdurrahim­it dhe Lukasit parashikoh­et të luajë nga minuat e parë në vend të Prognit.

FORMACIONI

-

2018-ën, stafi po përshtat një modul dhe rreshtim të ri, që praktikish­t ka dhënë shkëndija pozitive. Të kuqtë prodhojnë më shumë volum loje, si dhe "e përkëdheli­n" më shumë topin duke u dhënë fizionomi veprimeve në fushë. Aktualisht, problem

mbetet përsosmëri­a në sulm dhe evitimi i gabimeve individual­e në fazën mbrojtëse. Ndaj Kukësit nuk priten ndryshme të mëdha dhe gjasat janë që të luhet me të njëjtin grup që fitoi në mesjavë ndeshjen e Kupës, përjashtim bën Progni i pezulluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania