Panorama Sport (Albania)

Rrumbullak­u: Kukësi firmos vetëm për fitore

“Kemi mentalitet fitues, edhe barazimi pranohet ndaj Partizanit”

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi e nisi sezonin pa pesë titullarë të skuadrës kampione. Mes tyre ishte edhe Simon Rrumbullak­u, i cili, në një intervistë për "Panorama Sport", flet për situatën aktuale të ekipit, arsyet pse Kukësi gjendet larg kreut, si dhe për supersfidë­n ndaj Partizanit, ku kuksianët dëshirojnë të "pushtojnë" Tiranën duke fituar ndaj vendësve.

Simon, bëtë një hap të madh në Kupë. Jeni të kënaqur dhe, nëse e fitoni këtë trofe, a është një ngushëllim për Kukësin?

Kupa është një nga objektivat tona, natyrisht që jemi shumë të kënaqur që u kualifikua­m. Besonim shumë të kualifikim­i dhe nuk u dorëzuam në asnjë moment dhe luftuam deri në fund. Kjo është dhe filozofia e trajnerit Pakult, i cili do të na e fusë mentalitet­in e luftës sportive deri në minutën e fundit. Krijuam shumë raste ndaj Tiranës, ndonëse golat ishin të paktë. Tirana ka një ekip shumë të mirë. Jemi në rrugën e duhur dhe do të japim maksimumin të fitojmë trofeun.

Tani ju pret Partizani, për çfarë rezultati vini në Tiranë?

Të gjithë e dimë se nuk na lejohen më hapa falsë. Të gjithë duhet të japim maksimumin, të jemi të përqendrua­r, të tregojmë shpirt gare dhe të marrim më të mirën. Duhet të prodhojmë lojë, siç kemi bërë ndaj Flamurtari­t e Kamzës, por këtë herë presim të kemi dhe fatin me vete. Partizani ka cilësi, është i fortë në shtëpi, por ne do të luajmë për fitore. Kukësi ka mentalitet fituesi.

Ju kënaq një barazim ndaj Partizanit, apo vetëm fitorja ju tundon?

Është një ndeshje që i ka brenda të tre rezultatet, por unë dhe ekipi votojmë për fitore. Në futboll fitorja është ilaçi që i qetëson të gjithë. Në një ndeshje të tillë, edhe barazimi konsideroh­et pozitiv, por ne si kampionët në fuqi qëllim kemi fitoren, pavarësish­t se dhe ata do kërkojnë të njëjtën gjë dhe do japin maksimumin.

Kukësit i mungojnë dy "shtyllat" e mbrojtjes kapiteni Shameti dhe Alla. A e keni të vështirë punën si ekip pa ata?

Janë lojtarë shumë të fortë dhe të rëndësishë­m për ekipin dhe lojën. Me ata të dy jemi më të kompletuar. Për mua, ata janë qendërmbro­jtësit më të mirë në Shqipëri dhe këtë fakt e kanë treguar në fushën e lojës. E ndiejmë mungesën e tyre, pasi në këtë moment ekipi ka nevojë për secilin lojtar. Shpresoj të rikuperohe­n shpejt, por të mos harrojmë që kemi Hoxhën, që gjithashtu është lojtar me potencë. Pa harruar Musollin, që po e bën në mënyrë fantastike rolin e qendërmbro­jtësit.

Tashmë që është bërë publike çështja e Skënderbeu­t, jeni më të motivuar për të kapur vendin e dytë?

Për shumë arsye këtë kohë mbetem mbrapa nga vendi i parë, pasi gjërat nuk ecën ashtu siç duheshin, por të paktën vendin e dytë e kemi synim që do ta arrijmë me patjetër. Nëse vazhdojmë me besim e fitore

deri në fund, çdo gjë mund të ndodhë. Paçka se kemi pasur dhe momente jo të mira, ne jemi të gjithë bashkë, të vendosur për të bërë më të mirën.

11 pikë mbrapa vendit të parë, e kishit imagjinuar këtë në start?

Të them të drejtën nuk e kishin imagjinuar kurrë që të kishim këtë distancë, por ndonjëherë gjërat mund të shkojnë ndryshe nga sa ke menduar apo ëndërruar. Arsyet pse është kjo distancë, akoma s'i kemi gjetur? Por, me trajnerin dhe stafin e ri ne shikojmë vetëm para, jemi optimistë. Kemi lojtarë mjaft të mirë, një supertrajn­er si Pakult, pa harruar drejtorin Nexhipi, si njeri i futbollit, i cili e njeh shumë mirë kampionati­n. Ju kërkojnë falje tifozëve dhe dashamirës­ve që kishin pritshmëri më të mëdha. Por zotohemi se do bëjmë më mirë në vijim.

Gjatë merkatos ka pasur interesime për ju. Ku e shikon Rrumbullak­u të ardhmen?

Po, ka pasur interesim nga Antaliaspo­ri, por një çështje e tyre në lidhje me shitjen e një lojtari e ndërpreu këtë transferim. Gjithsesi, unë jam i kënaqur te Kukësi dhe do të japë maksimumin për të arritur objektivat. Në fund të kampionati­t, kur më mbaron kontrata, atëherë do të diskutojmë për të ardhmen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania