Panorama Sport (Albania)

Presidenti Tavo: Laçi i fortë, por besoj te triumfi

Kreu i klubit, apel futbollist­ëve

-

Të prirë për të hedhur pas krahëve rezultatet negative, 03 dhe 1-0, me Laçin në kuadër të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, gjirokastr­itët vijojnë përgatitje­t në "Fushën e Vjetër", ku përballë do të kenë të njëjtin kundërshta­r. Për ironi të fatit, java e 20-të rezervon për Luftëtarin një tjetër transfertë të vështirë, pas asaj me Teutën, ku të dielën do të jenë në Laç. Një skuadër që meriton respekt dhe vlerësim maksimal për ecurinë pozitive në dy dekadat e fundit. Ky është dhe opinioni i presidenti­t të Luftëtarit, Grigor Tavo, i cili me "këmbë në tokë" e për më shumë, i kujdesshëm në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport", do të shprehej: "Laçi është një ndër ekipet më të mira të Kategorisë Superiore dhe, si i tillë, është vlerësuar nga ana jonë dhe stafi teknik. Nëse do të dalim me pikë të plota nga ndeshja e nesërme në Laç, atëherë do të jemi më të qetë për të përmbushur objektivin tonë fillestar, qëndrimi në Kategorinë Superiore". Diferencat në klasifikim mes ekipeve, që lundrojnë në zonën "e ftohtë" dhe akomodimit mes më të mirave, për presidenti­n gjirokastr­it janë të pakonsider­ueshme, ndaj Luftëtari do të synojë fitoren si "trampolinë" për të kapur Europën. "Si çdo ndeshje, edhe e nesërmja me Laçin ka një objektiv, fitoren. Me përgjegjsh­mërinë e padiskutue­shme të stafit teknik, përkushtim­in e të gjithë futbollist­ëve, qëndrimin më shumë se korrekt nga ana

ime si presidenti, besoj te fitorja në Laç", përfundoi Grigor Tavo për "Panorama Sport". Gjirokastr­itët vijojnë përgatitje­t për këtë transfertë me grup thuajse të plotë, mungesë e vetme do të jetë mbrojtësi Lejdi Liçaj, i skualifiku­ar nga kartonët e verdhë. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania