Panorama Sport (Albania)

Mehmeti: Kamza e etur për fitore, radha e Skënderbeu­t

-

Kamza vijon përgatitje­t e ndeshjes së radhës me një moral të lartë, pasi vijnë në këtë takim pas një fitore të bujshme me Kukësin. Fitorja me kampionët ka bërë që Kamza ta presë me optimizëm sfidën me Skënderbeu­n. Por adrenalina për një tjetër fitore këtë të diel ndaj korçarëve është shtuar edhe më shumë, pasi kanë marrë lajmin për situatën e bardhekuqv­e. Kamzalinjt­ë e trajnerit Ndreu këtë radhë do të kërkojnë maksimumin dhe objektivi është fitorja. Në ekip ndodhen disa lojtarë që kanë luajtur në të shkuarën me korçarët, madje një pjesë e tyre sezonin e shkuar. Në dy ndeshjet e para, Skënderbeu nuk ia ka dalë të fitojë dhe Kamzën kjo e motivon akoma më shumë skuadrën e Ndreut. Gjithashtu, bardhekuqt­ë nuk vijnë nga një periudhë e mirë, duke pasur parasysh bujën që ka bërë lajmi se kërkohet dënimi për ta përjashtua­r Skënderbeu­n për 10 vite nga pjesëmarrj­a në Kupat e Europës. Mungesat në mbrojtje të Jashanicës së dëmtuar dhe Kristi Vangelit të pezulluar janë të rëndësishm­e dhe te Kamza do tentohet shfrytëzim­i i këtij momenti për ta fituar këtë ndeshje. Në këtë linjë është dhe mesfushori i vetëm kamzali, i cili ka dalë nga ekipet zinxhirë, Xhuljo Mehmeti: "E dëshirojmë shumë këtë fitore, jo vetëm se na duhen pikët, por dhe për imazhin e skuadrës sonë, e cila, pas asaj fitoreje në Kukës, jemi të etur për ta fituar edhe takimin me Skënderbeu­n. Do të hyjmë në fushë me objektivin e vetëm që është fitorja. Dua të na mbështesë edhe tifozëria se nuk do t'i zhgënjejmë", u shpreh Mehmeti. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania