Panorama Sport (Albania)

Reagon Çela: Ftoj trajnerin Dedja në një debat publik

Rikthehet Canka, kërkon pikë në Vlorë për 31-vjetorin

-

Situata te Lushnja vijon të mbetet e rënduar që pas humbjes me Vllazninë, kur akuza dhe replikat janë kthyer në rend të ditës. Pas deklaratës së dhënë nga trajnerit Hysen Dedja për kompromise, ka reaguar "veterani" Gentjan Çela, i cili ka edhe një propozim. "Për të mos folur në ajër, në distancë dhe me replika të kota. Pa shumë fjalë të tepërta, lojtarët e Lushnjës e ftojnë trajnerin Dedja dhe ishpreside­ntin Çobani në një diskutim të lirë dhe publik, me praninë e mediave dhe ta shprehim në sytë e njëri-tjetrit situatën reale që ka futbolli i

Lushnjës", u shpreh gazetën "veterani" Çela. Drejtori - Lushnjarët vijojnë të përgatiten për ndeshjen me Flamurtari­n nën drejtimin e zv/ trajnerit Dritan Çuko. Për transfertë­n me vlonjatët, skuadra do të drejtohet nga teknikët e komanduar nga kryebashki­aku,

për

Dritan Çuko, dhe Altin Hysko. Lushnja ka një fitore nën "timonin" e dyshes, që është fitorja e vetme e këtij sezoni në "Roza Haxhiu". Konkretish­t më 28 tetor, verdhejesh­ilët mundën 21, Teutën në shtëpi. Për gazetën, drejtori i klubit Vladimir Hajdari shprehet: "Pavarësish­t

largimit të trajnerit Dedja, ekipi i Lushnjës vijon të përgatitet me impenjim të madh për Flamurtari­n, duke synuar të japë më të mirën në këtë ndeshje. Ndeshjet e moshave me Apoloninë do të luhen në fushën e stadiumit, pasi është e vetmja fushë e licencuar". Ndryshimet - Sulmi verdhejesh­il do të pësojë disa ndryshime. Reparti ofensiv do t'i mungojë Fatjon Sefa, që po kalon një gjendje gripale prej disa ditësh. Por, do të rikthehet Mikel Canka pas skualifiki­mit njëjavor. Në prag të këtij dueli, ai shprehet se skuadra nuk ka çfarë të humbasë, ndaj do të futet në fushë për të luftuar. "Ekipi është paksa i demoralizu­ar pas humbjes me Vllazninë. Nuk kemi çfarë të humbim më. Do të shkojmë në Vlorë, me qëllim që në ndeshjen me Flamurtari­n të japim shenja të mira. Shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv, që të jemi akoma në luftën për mbijetesë. Nuk duhet të dorëzohemi sepse ka akoma ndeshje, që ne të marrim veten dhe të bëjmë më të mirën", u shpreh Canka, i cili nesër do të festojë 31-vjetorin në fushë, ndaj dhurata më e mirë do të ishte fitorja, por pse jo edhe ndonjë gol. Përveç Cankës, edhe mesfushori Ergys Alushi ezauroi pezullimin prej kartonëve dhe është gati për Flamurtari­n. Sakaq, ky takim do të vendosë përballë të shkruarës 3 "ish". Bëhet fjalë për portierin Mikel Spaho, futbollist­in e linjës së djathtë, Agim Meto, dhe sulmuesin Brunild Pepa. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania