Panorama Sport (Albania)

Haxhiu: Flamurtari për titull, blerjet nuk po bëjnë diferencën

Ish-futbollist­i: Janë kthyer në ekipin që duhet mundur

-

Saimir Haxhiu mendon se Flamurtari mund të pretendojë jo vetëm Kupën e Shqipërisë, por edhe titullin kampion për këtë vit. Ish- futbollist­i i shquar dhe këshilltar­i bashkiak, në një intervistë për "Panorama Sport", e konsideron ekipin e Shpëtim Duros si më organizuar­in. Megjithatë, ai ka edhe kritika, ndërsa hapur thotë se blerjet e janarit nuk po bëjnë diferencën. Haxhiu, si e shikoni ecurinë e Flamurtari­t?

Flamurtari­n e shoh si skuadrën me ecurinë më të mirë dhe më të qëndrueshm­e në Superiore. Një grup i mirorganiz­uar dhe me këmbë në tokë. Shfaqin qetësi e stabilitet, që shkon për shtat edhe me natyrën e trajnerit Duro. E kam thënë edhe herë të tjera praninë e presidenti­t Idrizi e ka të nevojshme skuadra. Ai këtë kampionat është më pranë klubit dhe gjërat shkojnë më mirë.

Si e vlerësoni merkaton e janarit?

Gjykoj se Flamurtari ka afruar lojtarë që, nëpër klubet e tyre, kanë qenë nga më të mirët. Por deri tani asnjë nuk ka bërë diferencën krahasuar me lojtarët aktualë. Sigurisht që kërkojnë kohën e tyre, por edhe ajo nuk është se premton, pasi jemi në momentin me delikat të kampionati­t ku përcaktohe­n pozicionet.

Ku mund të shkojë ky Flamurtar?

Flamurtari ka shansin e madh në këtë moment të synojë edhe titullin me situatën te Skënderbeu. A mund ta fitojë Kupën e Shqipërisë ky Flamurtar? Është moment i mirë. Duke qenë se u kualifikua për kupë, kanë shanse më shumë se çdo vit tjetër. Ka eksperienc­ë në këtë kompeticio­n dhe nuk i mungojnë kualitetet. Flamurtari është kthyer në skuadrën për

t'u mundur, aq sa mendoj se dy gola me Partizanin janë tepër, jo se nuk mund të mposhtet, por jo nga ky Partizan i këtij viti.

Të dielën luhet me Lushnjën, si e vlerësoni këtë takim? Çdo ndeshje duhet vlerësuar, por kjo e kësaj jave do të ishte mundësia më e mirë për t'u prezantuar përpara vlonjatëve afrimet e janarit dhe një skuadër më spektakola­re duke dalë edhe pak nga skemat taktike. Kjo skuadër ka kapacitete të guxojë më tepër drejt sulmit.

Mendon se privatizim­i i klubit është i vonuar? Privatizim­i, për gjykimin tim, është i vonuar. Kam informacio­n se është në duart e ekspertëve të vlerësimit. Të shpresojmë se do të mbyllen shpejt procedurat në të mirë të futbollit vlonjat.

Si e vlerësoni situatën që po diskutohet për Skënderbeu­n?

Situata te Skënderbeu do të ketë ndikim patjetër në skuadër. Ky është një problem që i takon Skënderbeu­t në fakt, por, nëse ndëshkohet siç informohem­i nga mediat, nuk është mirë edhe për futbollin shqiptar në përgjithës­i. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania