Panorama Sport (Albania)

Tomori pa 3 titullarë, Arbri: Nuk dorëzohemi

Trajneri: Është momenti që të fitojmë ndaj Apolonisë

- ERIS SYLYKU

Tomori u ka dhënë fund përgatitje­ve në prag të sfidës së sotme me Apoloninë. Trajneri 34-vjeçar, Gersi Arbri, e ka zhvilluar seancën e fundit nën atmosferën e një grinte ndryshe nga herët e tjera, ku ka përcaktuar edhe 11 titullarët që pritet të zbresin në fushën e blertë. Me grupin është integruar edhe mesfushori Erald Hyseni, i cili pritet ta nisë që nga minuta e parë këtë përballje pas një mbingarkes­ë në gjurin e tij majtë. Ndërkaq, në dispozicio­n të teknikut beratas nuk do të jetë autori i golit kundër Tiranës, Florian Kopaçi, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për protesta. Një mungesë e rëndësishm­e gjithashtu pritet të jetë dhe mesfushori me eksperienc­ë shumëvjeça­re, Ervis Çaço, që ka plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë. I vetmi lojtar që mbetet në mëdyshje për t'u aktivizuar është sulmuesi kolonjar, Aldo Mitraj, i cili ka thyer gishtat e dorës së majtë në përballjen e fundit në Berat ndaj Turbinës.

Arbri - Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport",

VERDHEZINJ­TË trajneri Gersi Arbri ka folur në lidhje me gjendjen e skuadrës, si edhe objektivat e tyre në këtë duel. "Fillimisht dua të falënderoj lojtarët për grintën e treguar në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës. Ata shpalosën vlerat e tyre dhe arritën të krijonin një lojë voluminoze ndaj një Tirane të madhe. Pavarësish­t dëmeve që na kanë sjellë arbitrat, unë vazhdoj ta them sërish se, me këtë kontingjen­t lojtarësh, ne e kemi thuajse të arritur objektivin dhe ndodhemi brenda gjithë pritshmëri­ve. Gjatë javës anti-Apoloni kemi punuar me seriozitet

TRAJNERI

dhe në kushte tepër ideale. Besoj se ka ardhur koha të bëjmë autokritik­ën e dy ndeshjeve të fundit dhe se fitorja do të ishte rezultati i vetëm i pranueshëm në këto pak ndeshje që kanë ngelur. Apoloninë e kemi vlerësuar maksimalis­ht dhe nuk e nënvlerëso­jmë aspak. Ata

kanë një grup të konsolidua­r dhe do të përpiqen të na 'rrezikojnë' me kundërsulm­e. Do të kemi dy mungesa të rëndësishm­e si Çaço dhe Kopaçi, teksa nga krahu tjetër mbetet në mëdyshje dhe aktivizimi i sulmuesit Aldo Mitraj", përfundoi trajneri Arbri

RROGOZHINA­SIT

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania