Panorama Sport (Albania)

Apolonia për hakmarrje, luhet një “derbi” tjetër

Një përballje me shumë histori, por tani vuajnë ekipet

- BUJAR RAMA

Në kuadër të javës së 16-të të Kategorisë së Parë, në Berat ka një ndeshje interesant­e mes Tomorit vendës dhe Apolonisë së Fierit. Janë dy skuadra me histori e traditë në futbollin shqiptar, teksa beratasit deri në nënkampion të Shqipërisë, ndërsa fierakët deri në fitues të Kupës së Shqipërisë. Ndonëse nuk janë në ditët më të mira të emrit që përfaqësoj­në, edhe këtë sezon, këto ekipe kanë zhvilluar një garë dinjitoze, pavarësish­t oshilacion­eve që kanë pasur në momente të veçanta. E kjo javë i vendos në "sprovën e forcës", në luftën sportive për vendin e tretë në renditje. Apolonia vjen pas një fitoreje aq të përfolur ndaj Turbinës dhe me tri pikë epërsi ndaj Tomorit, këta të fundit pas dy humbjesh në transfertë, aq të kontestuar­a prej tyre me dy skuadrat kryesuese: Tirana e Bylis. Beratasit janë "të uritur" e mezi presin për t'u rikthyer te fitorja, që do të ishte njëherësh dhe rrëmbimi i vendit të tretë, ndërsa fierakët nuk duan të lëshojnë tani në fund të fazës, duke dëshmuar që jo rastësisht ndodhen në atë pozicion. Madje, jo për shpagim, por bardhejesh­ilët e Kashamit e kanë edhe si "apologji" ndaj publikut sportdashë­s rezultatin pozitiv këtë herë, si provë bindëse që humbja në Fier fazën e parë ka qenë e rastësishm­e.

FAZA E PARË

Takimi mes këtyre dy skuadrave është mbyllur 3-2 për Tomorin. Është luajtur në Fier dhe Apolonia udhëhiqte 2-0 deri në minutën e 82-të, para se të vinte përmbysja e pabesueshm­e e Tomorit me 3 gola në harkun e më pak se 4 minutave lojë. Një ndeshje e paragjykua­r për rezultat të paravendos­ur, por e arkivuar në analet e këtij kampionati me të njëjtin rezultat: 2-3 për Tomorin.

NOSTALGJI

Ndër vite, sa herë që luhej mes Apolonisë e Tomorit, të dyja stadiumet mbusheshin plot disa orë përpara fillimit të ndeshjes. Sepse atëherë të dyja ekipet kishin në përbërje të tyre emra që janë gdhendur në memorien futbollist­ike shqiptare. Apolonia, në periudha të ndryshme, me Majacin, Stefën, Tegun, Poçin, Bitën, Kokurin, Pogaçen, Papuçiun, Demçen, Haxhiajt e deri te Dimo sot, ndërsa Tomori me: Kovaçin, Milen, Kokalarët, Cilingirët, Kadëna, Arbrit e deri te Bozgo. Kur Tifozëria e dypalshme ngjirej gjatë gjithë 90- të minutëshit në ovacione e kur spektakli ishte i garantuar. Në vitet e fundit? S'dihet çfarë do të ndodhë në këtë takim, por fazën e parë në "Loni Papuçiu" pati më shumë tifozë nga Berati se nga Fieri. Megjithatë, Apolonia do të synojë që të marrë maksimumin nga ky takim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania