Panorama Sport (Albania)

Përballje për elitën, Kastrioti do kokën e Besëlidhje­s

Rikthehet Çutra: Jemi super, ky është viti ynë

- LIRIDON PASHA

Ndeshja kryesore e grupit A zhvillo het sot në stadiumin e Lezhës, aty ku do të përballen Besëlidhja dhe Kastrioti kryesues. Krutanët në këtë sezon kanë zhvilluar një kampionat perfekt, duke arritur të marrin 12 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, dhe kryesuar me meritë në Grupin A, tashmë të shkëputur me 12 pikë nga ndjekësit më të afërt. Përballja e sotme është e dyta midis dy skuadrave në këtë sezon. Në ndeshjen e parë skuadra krutane fitoi pastër në Krujë, me rezultatin 2- 0. Edhe sot, synimet e krutanëve janë të qarta, do të kërkohet ruajtja e serive të fitoreve, që në tërësi këtë sezon kanë qenë të shumta, veçanërish­t këtë pjesë të dytë të kampionati­t, të cilat kanë qenë të njëpasnjës­hme. I këtij mendimi është edhe mesfushori më i spikatur i krutanëve, Xhynejt Çutra, i cili njihet nga të gjithë për golat e shënuar në shumë ndeshje decizive.

Çutra - "Kemi mbyllur një javë përgatitje intensive dhe sot jemi të gatshëm për ndeshjen e radhës, e cila duhet pranuar se është një ndeshje e vështirë, pasi Besëlidhja për vite me radhë ka qenë njëra ndër skuadrat më të vështira për t'u mundur në Kategorinë e Parë. Edhe sot e tillë është, megjithatë ne jemi Kastrioti dhe futemi kudo për të marrë tri pikët e radhës, pavarësish­t kundërshta­rit. Edhe

sot, siç e thashë më lart, do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të jemi ata që do të triumfojmë në fund. Kanë mbetur dhe tri ndeshje deri në mbyllje të fazës së dytë dhe më pas do të vijë përgjysmim­i i pikëve. Nëse ne luajmë në çdo ndeshje ashtu si kemi bërë deri më tani,

nuk e diskutojmë ngjitjen, pasi jemi një skuadër e ndërtuar për këtë qëllim. Kemi kualitete të mjaftueshm­e për t'i bërë ballë çdo kundërshta­ri deri në fund. Do të kishim dëshirë që të na mbështesni­n tifozët tanë, pasi janë një pjesë e rëndësishm­e e skuadrës", përfundoi Çutra.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania