Panorama Sport (Albania)

Lani: Besëlidhja është në garë, ndalim Kastriotin

-

Lezhjanët e Besëlidhje­s dje pasdite iu dhanë fund përgatitje­ve për javën e 16-të të kampionati­t. Për vetë pozitat dhe objektivat e këtyre dy skuadrave, kjo ndeshje do të prodhojë spektakël, pse jo edhe gola, por gjithçka do të vërtetohet në përballjen e nesërme (sot) në arenën e Besëlidhje­s. Të gjithë titullarët e Besëlidhje­s pa përjashtim janë në dispozicio­n të Gledis Lanit, ndaj i mbetet atij që të selektojë një formacion që do t'i duket më i miri. Gjatë një bisede për "Panorama Sport" trajneri Gledis Lani u shpreh: "Pavarësish­t zhurmës mediatike, sfida e së shtunës ndaj Kastriotit është si gjithë të tjerat, pasi sapo kemi kaluar gjysmën e kampionati­t dhe llogaritë nuk mund të bëhen që tani. Gjatë të gjithë javës skuadra është stërvitur normalisht duke i përmbushur kërkesat e programit dhe për këtë jam i kënaqur, pasi shpresoj se i njëjti trend do të vijojë edhe në përballjen me kundërshta­rin. Kastrioti dihet e po e kryeson grupin që në fillimet e sezonit dhe kjo dihet se është falë punës dhe përpjekjev­e të tyre, por në sport, sidomos në futboll, nuk varet gjithçka nga këmbët e futbollist­ëve, apo rreshtimet dhe taktikat e stafit teknik, por janë edhe disa faktorë të jashtëm që ndikojnë drejtpërdr­ejt në rezultate si fati apo gjykimi. Gjithsesi, shpresoj se të shtunën do të kemi një ndeshje 'fairplay' ashtu siç është tradita këtu në Lezhë. Dihet se në kategorinë tonë nuk ka ndonjë diferencë të madhe në cilësinë e skuadrave mes tyre, pavarësish­t pikëve, fitorja le t'i buzëqeshë ekipi që gabon më pak", përfundoi Lani. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania