Panorama Sport (Albania)

Çmime tavan dhe jo më merkato dimri, ja plani i Infantinos

Presidenti i FIFA-s do të bisedojë më 28 shkurt një ndryshim ekonomik dhe menaxheria­l

-

Jo vetëm teknologji­a, por futbolli pritet të përballet edhe me një tjetër revolucion, tashmë atë ekonomik e menaxheria­l, sepse hendeku mes të "pasurve" e të "varfërve" sa vjen e po zgjerohet dhe konkurrenc­a po ulet gjithmonë e më shumë. Prandaj, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, e ka hedhur në letër planin e tij dhe tashmë vetëm pret që ta bisedojë me bashkëpunë­torët e tij dhe të vendosë mbi zbatimin e 11 pikave që ai ka vënë në axhendë. Një ndër pikat më të rëndësishm­e do të lidhet me korrupsion­in dhe pastrimin e parave, që po gjen një lidhje gjithmonë e më të fortë me menaxherët e futbollist­ëve. Komisionet që agjentët po fitojnë kanë nisur të jenë stratosfer­ike, teksa nga 5.1 miliardë euro të qarkulluar­a në merkato, 400 milionë kanë shkuar në xhepat e menaxherëv­e. Infantino propozon tarifa fikse për punën e menaxherëv­e, si dhe çmime tavan për blerjen e kartonëve të futbollist­ëve të ndryshëm, të cilët do të shkojnë në proporcion të drejtë edhe me të ardhurat e klubeve dhe fuqinë e tyre financiare. Një tjetër pikë e fortë e tija do të jetë anulimi i sesionit të merkatos së dimrit, me transferim­et e futbollist­ëve që do të bëhen vetëm në verë. Në këtë mënyrë do të shmangen çmenduritë me të cilat përballen klube të ndryshme, të cilat u duhet të heqin dorë nga yjet e tyre, në mes të sezonit, duke komproment­uar planet e skuadrës. Huazimet dhe lojtarët e shumtë në kontratë do të ngushtohen ndjeshëm. Infantino do të propozojë një numër maksimal mes lojtarëve të skuadrave dhe atyre që kanë në huazim, të shpërndarë diku tjetër, por kurrsesi më një rast si klubi italian i Udinezes, i cili, përveç lojtarëve të skuadrës së parë, ka të shpërndarë në Europë e në botë, 103 lojtarë të tjerë, të cilët janë të gjithë, në kontratë me friulanët. Pagat e lojtarëve janë gjithashtu një problem që duhet zgjidhur, nisur mbi të gjitha nga fakti se në Europë ka disa klube ku pagat u marrin 80 apo 90 për qind të buxhetit të skuadrës, gjëra të patolerues­hme këto, të cilat mund të çojnë në kriza financiare, apo edhe në falimentim. Gjithsesi, këto dhe shumë risi të tjera do të bisedohen në Komitetin e FIFAs, në Zyrih, më datë 28 shkurt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania