Panorama Sport (Albania)

Juventus, vetëm Napoli e Interi i kanë shkaktuar “dëme”

Mesatarja e pikëve në një dekadë, ja rivalet e torinezëve

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nëse për gjashtë vite me radhë, Juven tusi nuk ka njohur rivalë në Serinë A dhe sivjet ndjek titullin e shtatë radhazi, duke e ndjekur Napolin vetëm me një pikë distancë, bardhezinj­të mund të quhen pa frikë diktatorët e kampionati­t italian. Skuadra, që nisi serinë e fitoreve radhazi me Antonio Konten në krye, në vitin 2011 dhe tashmë po e vazhdojnë këtë udhëtim me Masimilian­o Alegrin, kanë pasur pak rivalë. Përjashtua­r sezonin e parë, ku pikërisht trajneri aktual i "}onjës së Vjetër" rivalizont­e nga stoli i Milanit kundër Juves dhe sivjet me Napolin e Mauricio Sarrit, pesë kampionate­t në mes kanë qenë një shëtitje për kampionët e Italisë në fuqi. Duke u nisur pikërisht nga ky dominim i madh, media italiane ka bërë një pasqyrë të mesatares së pikëve që 20 skuadra italiane kanë pasur kundër Juventusit, në përballjet direkte, një mënyrë për të parë, se cila prej tyre ka qenë ajo që u ka shkaktuar "dëme" torinezëve. Ndonëse në gjashtë vitet e fundit, asnjëra nuk e ka frenuar, përllogari­tja e dueleve direkte bazohet në dekadën e fundit. Shifrat theksojnë se të vetmet që janë munduar të rivalizojn­ë me Juventusin kanë qenë Napoli dhe Interi. Të kaltrit, ku aktivizohe­t edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, kanë arritur që në 10 vitet e fundit, në duelet përballë Juves të marrin mesatarish­t 1.22 pikë për ndeshje. Në të njëjtën kuotë është edhe Interi, por kundrejt ekipit aktual të drejtuar nga Mauricio Sarri, zikaltrit kanë nga ana e tyre edhe vitet e arta të }hoze Murinjos, ku me "} onjën e Vjetër" që sapo ishte rikthyer nga Seria B, ndërsa rivali i tyre i vetëm për titull ka qenë Roma.

Renditja e dekadës së fundit sheh në mënyrë surprizë Palermon, sicilianët, të cilët kanë ditur të marrin mesatarish­t 1 pikë ndaj Juves, në 10 vitet e fundit, duke u konfirmuar një "klient" aspak i pëlqyeshëm për torinezët. Roma, një tjetër skuadër e madhe, ka ditur që

përballë Juventusit të marrë 0.96 pikë për ndeshje, ndërsa Milani, gjithmonë i fokusuar më shumë te Liga e Kampioneve sesa te kampionati italian, është skuadra e nëntë, në listën e ekipeve që u ka shkaktuar dëme bardhezinj­ve, me 0.77 pikë për ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania