Panorama Sport (Albania)

Analiza Dështimi i PSG tregon fuqinë e Bajernit

-

Parisi nuk arriti të fitonte në ndeshjen e zhvilluar ditën e mërkurë ndaj Realit të Madridit në Spanjë. Ata u mundën me rezultatin 31 nga madrilenët, të cilët arritën të përmbysnin rezultatin në 90 minutat e luajtur në "Bernabeu". Edhe pse shumë analistë e shihnin Parisin si ekipin më favorit në këtë duel, nga fakti se ata kanë në përbërje lojtarë me vlera marramendë­se. Por Reali mbetet mbreti i Europës, këtë e tregoi përsëri, në ndeshjet e mëdha ekipi transformo­het krejtësish­t nga ai që luan në Primera Division. Nejmar me shokë nuk arritën të bënin diferencën ndaj Ronaldos. Sigurisht që mbetet për t'u luajtur dhe ndeshja e kthimit. Presidenti i klubit francez akuzoi hapur arbitrin e ndeshjes, duke e cilësuar gjykimin si të njëanshëm. Madje arriti deri aty sa akuzoi direkt dhe UEFA-n në përfshirje të mundshme në këtë gjykim të dobët. Por, pavarësish­t kësaj, portugezi tregoi se ka akoma për të dhënë në arenën ndërkombët­are. Në gazetën e përditshme "Abendzeitu­ng" kanë bërë një analizë, duke krahasuar milionat që ka shpenzuar Parisi me Bajernin. Në Gjermani janë të bindur se Bajerni është ekip më i mirë, edhe pse nuk ka në përbërje lojtarë si Nejmar që kushton 222 milionë euro apo Mbape që i kushtoi Parisit 180 milionë. Hejnkesi deklaroi para disa ditësh se preferon të ketë një ekip si Bajerni, i cili nuk varet nga një lojtar i vetëm, por nga një grup i bashkuar. Me sa duket, trajneri kishte të drejtë duke parë dhe paraqitjen e francezëve, ditën e mërkurë me siguri Don Jupi është ndier mirë me atë që ka thënë. Politika e Bajernit nuk ka qenë asnjëherë në blerjen e lojtarëve me shuma stratosfer­ike. Hënes, me të drejtë, tha që nuk do të blinte asnjëherë një lojtar që mund të kushtojë sa 2-fishin e skuadrës. Kjo nuk do t'i bënte mirë skuadrës, do të sillte një zhbalancim në grup dhe rezultatet nuk do vinin atëherë kur duheshin. Edhe pse dihet që Bajerni ka një buxhet të shëndetshë­m, ata mendojnë të shpenzojnë me kujdes në merkato. Parisi na tregoi edhe njëherë se paratë nuk janë asgjë para shpirtit të skuadrës dhe se, me lojtarë që realisht nuk vlejnë aq sa është paguar për ta, suksesi do të vonojë ose ndoshta nuk do të vijë kurrë. Bajerni mund të përballet i qetë ndaj turqve ditën e martë ne "Allianz Arena", pasi me siguri nuk do të ketë të njëjtin presion për të fituar, edhe pse gjermanët janë dukshëm favoritë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania