Panorama Sport (Albania)

Valverde snobon Çelsin: Kam sy vetëm për Eibarin

Trajneri, besim Mesit: Do të japë 100%

-

Barcelona zbret sot në fushë në orën 16:15 kundër Eibarit në takimin e vlefshëm për javën e 25-të të kampionati­t spanjoll. Vendësit do të kërkojnë të limitojnë dëmet pas 6-1 të fazës së parë, madje mund të kërkojnë edhe surprizën, duke qenë se po zhvillojnë një sezon sa brilant edhe të pazakontë për ta. Baskët ndodhen në vendin e shtatë dhe mund të fusin shkopinjtë në rrotat e Barcelonës që udhëton drejt titullit me Atletikon e Madridit, që e ndjek nga shtatë pikë distancë. Pas ndalesës në derbi ndaj Espanjolit, katalanasi­t do të kërkojnë rikthimin te tri pikët për të përgatitur më të qetë ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Çelsit. Pikërisht ekipi londinez, ndryshe nga sa mendohet, nuk është në planet e Ernesto Valverdes, i cili në konferencë për shtyp deklaroi: "Eibari luan në një mënyrë të veçantë dhe aktualisht janë në momentin më të mirë të formës së tyre sezonale. Ndeshja e fazës së parë tashmë nuk vlen, madje për ata mund të jetë një arsye më shumë për të dhënë më të mirën, pavarësish­t se ndaj Barcelonës të gjitha skuadrat luajnë në maksimumin e tyre. Nuk është ende momenti për të menduar për Ligën e Kampioneve, ndaj le t'i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës". Me Çelsin që luan të dielën, katalanasi­t do të kenë praktikish­t 24 orë më shumë pushim sesa rivali i tyre. Në lidhje me këtë aspekt, Valverde u justifikua, duke argumentua­r se: "Është më shumë çështje mendore sesa fizike, pasi kur ke një ditë më shumë pushim mund, t'i menaxhosh gjërat disi më ndryshe. Në ndeshjen e kthimit do të jetë Çelsi që do të ketë pushuar katër ditë dhe ne tre, ndaj mendoj se në fund situatat janë të ngjashme për të gjithë". Me Mesin, që thuhet t'i jetë kërkuar të kursehet për botërorin, Valvdere në fund të konferencë­s së tij për shtyp sqaroi: "Kam besim maksimal te Mesi, pasi e di çfarë lojtari është. Ne jemi Barcelona dhe nuk mund të lejojmë të ndikohemi nga kalendari. Aktualisht kam sy vetëm për Eibarin, për të tjerat do të mendojmë në momentin e duhur. Ndjekim shumë objektiva, ndaj si rivalin e nesërm (sot), si atë pasardhës ( Getafe) ashtu edhe Çelsin do t'i përballim dhe do t'i studiojmë në kohën e duhur, pa u nxituar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania